Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit gradual të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa.
Moti parashikohet deri në orët e pasdites me kthjellime dhe alternime vranësirash në shtim gradual mesatare deri dhe të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e pasdites reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në zonën e veriperëndimit. Më pas në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull dhe mjegullinë do ketë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
6/14
Diell re shi
Kukës
3/14
Diell re
Lezhë
7/14
Diell re shi
Dibër
3/13
Diell
Durrës
6/19
Diell re shi
Tiranë
9/20
Diell re shi
Elbasan
6/20
Diell re shi
Berat
5/21
Diell re shi
Vlorë
9/21
Diell re shi
Korcë
2/16
Diell re
Gjirokastër
1/19
Diell re
Sarandë
8/20
Diell re
The post Parashikimi i motit, 28 Nëntor 2024 appeared first on GIJOTINA.