Zbulohet gjendja e Wendy Williams pas diagnostikimit me afazi

Kujdestari i Wendy Williams ka zbuluar detaje rreth gjendjes shëndetësore të  ish-prezantueses së talk show.

Në një dosje gjyqësore të 12 nëntorit të marrë nga The Post, avokatët e kujdestares së Williams, Sabrina Morrissey, thanë se Williams”është në gjendje të rënduar nga beteja e saj kundër demencës.

Morrissey është aktualisht në një betejë ligjore me Lifetime për publikimin e dokumentarit “Where Is Wendy Williams?”, i cili doli në shkurt.

Dokumenti pretendonte se të pandehurit – kompania mëmë e Lifetime, A&E Television Networks, Lifetime Entertainment Services, EOne Productions, Creature Films dhe producenti ekzekutiv i dokumentit Mark Ford – “përfituan mizorisht nga rpërkeqësimi i shëndetit të  Williams duke krijuar dhe publikuar një dokumentar në një kohë kur ajo  ishte shumë vulnerabël dhe qartësisht e paaftë.”

Ish prezantuesja  u diagnostikua me afazi primare agresive dhe demencë frontotemporale – të njëjtat çështje mjekësore me të cilat po lufton Bruce Willis – në 2023.

Që nga maji 2022, ajo ka qenë nën kujdestarinë e urdhëruar nga gjykata që mbikëqyr shëndetin dhe financat e saj pasi banka e saj, Wells Fargo, pretendoi se ajo ishte “e paaftë”.

Ekipi ligjor i Morrissey tha se të pandehurit “manipuluan dhe nxitën qëllimisht” Williams “për të shkaktuar reagime të forta emocionale dhe për të marrë pamje të turpshme”. Në dosje, avokatët e Morrissey iu lutën gjykatës që të redaktojë aspekte të “shëndetit, marrëdhënieve familjare dhe financave” të Wendy që janë përshkruar në këtë rast për të mbrojtur privatësinë e saj.

Në dosje, Morrissey dhe të pandehurit kërkuan një gjyq që ata parashikojnë se do të zgjasë dy deri në katër javë.

The post Zbulohet gjendja e Wendy Williams pas diagnostikimit me afazi appeared first on Lapsi.al.