Altin Dumani: Jam indiferent ndaj sulmeve të Berishës, SPAK s’mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale

“Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi axhendë politike, nuk mbajmë grafikë se ndaj kujt ushtrojmë ndjekje penale. Për ne është e rëndësishme prova. Në momentin që gjatë hetimit krijohen prova nuk ka rëndësi emri por prova. Këtë ka bërë SPAK e do të vijojë ta bëjë.” Theksoi Dumani tani në një intervistë për RTSh për gazetarin Alban Dudushi.

Ai thekson se prokurorët flasin me punë, jo me fjalë.

Mënyra më e mirë e komunikimit është puna e prokurit. Puna jonë flet vete”.

Sulmet e Berishës?

Dumani: Të jem i sinqertë hera e parë që i dëgjoj. Më ka informuar sfati por unë s’kam kohë t’i dëgjoj. Më informon stafi im i ngushtë. Nuk kam kohë ti dëgjoj. Hera e parë që i dëgjoj, qëndrimi im është indiferent. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën. Sulmet politike jam indiferent. Jam shumë shumë i ftohtë.

The post Altin Dumani: Jam indiferent ndaj sulmeve të Berishës, SPAK s’mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale appeared first on www.lexo.al.