“Pas 10 vitesh do kërkojë foto me mua”, Jul Deda publikon foton me 14-vjeçarin e vrarë dhe mesazhin prekës

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ka tronditur opinionin publik.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale mjaft personazhe të njohur të ekranit. Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka bërë një postim në “Instagram” për të miturin e ndjerë. Deda ka postuar një fotografi ku shfaqet me Martinin, imazh i shkrepur në vitin 2021. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

“Prehu ne paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prap e dua këtë foto me ty o kampion. Na pikëllove të gjithëve o djalë, por Zoti djemtë e mire i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Juli.

Ndërkohë kur kjo foto është hedhur për herë të parë në rrjetet sociale nga familjarët e Martinit, krahas shkruhej: “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua Martin Cani.”

The post “Pas 10 vitesh do kërkojë foto me mua”, Jul Deda publikon foton me 14-vjeçarin e vrarë dhe mesazhin prekës appeared first on www.lexo.al.