Godina e Kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të Rusisë

Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.
Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen.

The post Godina e Kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të Rusisë appeared first on www.lexo.al.