Aksident në aksin Tiranë-Fushë-Krujë, plagosen rëndë 2 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë- Fushkrujë, afër Larushkut. Një autoveturë ka goditur nga pas një makinë të OSHEE. Për pasojë janë plagosur rëndë dy punonjës të OSHEE të cilët po ktheheshin nga riparimi i një difekti.

Dyshohet se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE-së, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gabim njerëzor. Të dy punonjësit janë dërguar me urgjencë te Trauma, ku pritet ti nënshtrohen ndërhyrjeve.

The post Aksident në aksin Tiranë-Fushë-Krujë, plagosen rëndë 2 persona appeared first on Lapsi.al.