Nuk ka fitues në “Arenën Kombëtare”, Shqipëria barazon pa gola me Çekinë, fati i kuqezinjve vendoset me Ukrainën

Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Sfida nisi mjaft mirë për çekët, të cilët goditën dy herë traversën në harkun e dy minutave, me anë të Jamelka dhe Soucek. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë kuqezinjtë treguan “dhëmbët”, kur iu afruan golit me Laçin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u shfaqën më tregues, por çekët më pas kontrolluan lojën, teksa rastet e pastra munguan.

Kështu fatet e grupit nuk ndryshojnë, teksa çdo gjë do të vendoset pas tre ditësh, kur Shqipëria pret në “Arenën Kombëtare” Ukrainën.

The post Nuk ka fitues në “Arenën Kombëtare”, Shqipëria barazon pa gola me Çekinë, fati i kuqezinjve vendoset me Ukrainën appeared first on www.lexo.al.