Foto/ U kap në operacionin nga Forcat Operacionale, ja kush është i riu i arrestuar

Dalin në dritë detaje të reja për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë dhe disa zona të tjera, teksa janë arrestuar disa persona.

Ky është një prej të arrestuarve nga operacioni antidrogë i kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës. Bëhet fjalë për të riun Aldi Zonja, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një deklaratë zyrtare duke dhënë detaje për operacionin antidrogë ku zbulua një laborator kokaine dhe ranë në pranga 10 persona, mes tyre 3 të huaj nga Amerika Latine.

The post Foto/ U kap në operacionin nga Forcat Operacionale, ja kush është i riu i arrestuar appeared first on Lapsi.al.