Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Një 56-vjeçar, punonjës privat i sigurisë, është paraqitur në spital pasi gjatë orarit të punës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Punonjësi ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
“Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
The post Humb jetën 56-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike appeared first on Lapsi.al.