Anija e marines italiane “Libra” ka mbërritur këtë mengjes në ujërat e bregdetit të Shëngjinit.
Rreth orës 8:00 pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhënave, në bord janë vetem 8 emigrantë, të cilet do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.
Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët.
The post Mbërrin në Shëngjin anija “Libra” me tetë emigrantë nga Italia appeared first on GIJOTINA.