Shpërthim në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohet edhe ndërtesa ngjitur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 20:00 në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Dyshimet e para të policisë janë se ka qenë pranë një vile.

“Rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. deklaroi Policia.

gijotina.com/

The post Shpërthim në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohet edhe ndërtesa ngjitur appeared first on GIJOTINA.