Kanë dalë para pak çastesh projeksionet në dy shtetet e para që kanë mbyllur më herët kutitë e votimit. Mediat amerikane raportojnë se nga numërimi i voatve, në Kentaki ka një fitore të thellë të Donald Trump me 71% të votave ndërsa demokratja Kamala Harris ka vetëm 27% të votave.
Kjo do të thotë që 8 votat e kolegjit elektoral të Kentakit të shkojnë për ish-presidentin republikan. Në këtë shtet nuk ka ndonjë surprizë pasi njihet si mbështetës i republikanëve dhe Trump e kishte fituar edhe në 2020.
Ish-presidenti duket se do të fitojë edhe në Indiana sipas CNN. Ky shtet ka 11 vota elektorale. Në 2020 Trump kishte fituar gjithashtu.
Ish-Presidenti duket se ka marrë fitoren edhe në West Virgina që ka 4 vota elektorale.
Kanë dalë ndërkohë edhe projeksionet për Vermontin që sipas CNN është fituar nga Kamala Harris. Për të shkojnë vetëm 3 vota elektorale. Në 2020 ky shtet u fitua nga Biden.
Pra tashmë rezultati është 23-3 për Trump. Për t’u shpallur president i duhen 270 vota elektorale. ©LAPSI.al
The post LAJM I FUNDIT/ Dalin projeksionet, shikoni kush kryeson mes Trump dhe Harris appeared first on Lapsi.al.