Parashikimi i motit, 5 Nëntor 2024

Ditën e Martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit anticiklonar si dhe i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës kryesisht në relievet malore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat ekstremale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Kukësit deri në 25°C vlera maksimale, e cila pritet në jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor dhe zonat luginore kryesisht në pjesën e parë të ditës era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
5/20
Diell

Kukës
2/15
Diell

Lezhë
12/19
Diell

Dibër
1/16
Diell

Durrës
8/25
Diell

Tiranë
9/23
Diell

Elbasan
8/23
Diell

Berat
5/24
Diell

Vlorë
9/21
Diell pak re

Korçë
4/14
Diell pak re

Gjirokastër
3/23
Diell pak re

Sarandë
10/22
Diell

The post Parashikimi i motit, 5 Nëntor 2024 appeared first on GIJOTINA.