Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Ai u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas BalkanWeb, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrës së mëparshme si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Sakaq, mësohet se avokati i Becit është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve. 

Lajmi po përditësohet…

The post Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, zyrtarisht nën hetim nga SPAK appeared first on Lapsi.al.