Pas aksidentit humb jetën tek Trauma 21-vjeçari që u përplas nga makina

21-vjeçari i cili u përplas nga një makinë ndërroi jetë tragjikisht disa orë më pas tek spitali i Traumës.

Klajdi Hatija po udhëtonte me motor në aksin Fier- Vajkan kur u përplas nga një automjet.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Dyshohet se makina i ka prerë rrugën motorit, sipas informacioneve dhe viktima është përplasur me derën.

Nisur nga postimet në rrjete sociale, i riu i kishte pasion motorët

gijotina.com/

The post Pas aksidentit humb jetën tek Trauma 21-vjeçari që u përplas nga makina appeared first on GIJOTINA.