Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje 62-vjeçarin (Emri)

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e së martës.

Mësohet se rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi Lushë Qokaj, 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.

“Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër. Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit”, njoftoi policia.