Shtyhet me një muaj seanca paraprake ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme shtyn për më 25 nëntor seancën paraprake ndaj Berishës.

Avokatët kanë kërkuar pavlefshmëri në seancën e kësaj të enjteje, pasi, sipas tyre, gjykata kishte caktuar seancën pa respektuar një afat 10 ditor të njohjes së tyre me aktet e dosjes.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë zgjedhur të mos paraqiten personalisht dhe të përfaqësohen me avokatë në sallën e gjyqit.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Në mënyrë të përsëritur, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi i kanë mohuar akuzat. Sipas tyre, çështja e ngritur ndaj tyre ka për qëllim goditjen politike të Berishës si kryetar i Partisë Demokratike dhe se SPAK po vepron si mashë e kryeministrit Edi Rama.

Të akuzuarit e tjerë janë:

Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale.

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale.

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca e Berishës, avokati Gjokutaj: Do kërkojmë pushimin e çështjes