Mosbindja civile/ PD zbulon rrethrrotullimet që do të bllokohen më 29 tetor

Partia Demokratike ka dalë me një njoftim zyrtar pas zhvillimit të mbledhjes së kësaj të premteje në selinë blu të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarë degësh.

PD njoftoi në një postim në Facebook se ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të Shqipërisë. Sipas PD-së, mosbindja civile do të shtrihet në këto pika:

• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan. 

The post Mosbindja civile/ PD zbulon rrethrrotullimet që do të bllokohen më 29 tetor appeared first on Lapsi.al.