Makina përplaset me motorin në aksin Korçë-Pogradec, 2 persona të lënduar

Një aksident është shënuar mesditëne e sotme në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motor.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip motor është plagosur bashkë me bashkëshorten e tij, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Maliqit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

 

The post Makina përplaset me motorin në aksin Korçë-Pogradec, 2 persona të lënduar appeared first on GIJOTINA.