Botoksi kontrabandë, lirohen tre të arrestuarit/ Ende në kërkim Skerdi Faria

Tre administratorët e klinikave private, të cilët u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it në Shqipëri, janë lënë të lirë.

Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produkte në Shqipëri, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë.

E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë në gjendje të lirë. Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, për të cilin policia nuk ka arritur dot të ekzekutojë masat e sigurisë. Mes tyre është dhe mjeku Skerdi Faria.

Lexo edhe:

Botoksi kontrabandë/ Nga Skerdi Faria i “Keit”, te ish banorja e “Big Brother”, kush janë të akuzuarit – Hetimet