Zbulohet magazina me kanabis në Tiranë, detajet e para

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë të madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Mësohet se magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.

Raportohet se kati i dytë i ish-magazinave të kohës së komunizmit ishte përshtatur në shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës.

Operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim, ndonëse raportohet për disa persona të arrestuar.

E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.

The post Zbulohet magazina me kanabis në Tiranë, detajet e para appeared first on GIJOTINA.