Video – Situata në Vlorë, rreth 30 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjeve

Moti i keq goditi vendin tonë, ndërsa situata më problematike ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. Rreth 30 familje të evakuuara kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.

Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, Pogradec, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Vlora u zgjua nën ujë edhe mëngjesin e sotëm.

The post Video – Situata në Vlorë, rreth 30 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjeve appeared first on GIJOTINA.