Irani nis hakmarrjen ndaj Izraelit, qindra raketa lëshohen drejt Tel Avivit, ndizen sirenat e alarmit

Irani ka nisur hakmarrjen duke lëshuar qindra raketa në territorin izraelit, sipas Reuters!

Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Më herët u raportua se ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve.

Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael.

The post Irani nis hakmarrjen ndaj Izraelit, qindra raketa lëshohen drejt Tel Avivit, ndizen sirenat e alarmit appeared first on www.lexo.al.