La Liga/ Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e mposht 4-2

Në “Pamplona”, Osasuna mundi 4-2 Barcelonën duke bërë surprizën e javës së tetë në La Liga.Vendasit kalua në epërsi me Budimir pas 18 minutave lojë, ndërsa dyfishuan me Zaragozan në të 28 minutë.

Pjesa e dytë nisi me golin e Barçës, aty ku Victor shkurtoi shifrat. Mirëpo sërish Budimir, këtë herë me penallti dhe Bretones pesë minuta nga fundi zbehën ëndrrën e katalanasve për një pikë.

Paçka se në minutën e 90-të Lamine Yamal shkurtoi shifrat në 4-2, kjo nuk i shërbeu djemve të Hansi Flick për të shmangur humbjen e parë sezonale.

Barça me 21 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Real Madrid me 17 pikë (një ndeshje më pak kundër Atl. Madrid).

The post La Liga/ Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e mposht 4-2 appeared first on GIJOTINA.