Automjeti humb drejtimin dhe përplaset me bordurën në Elbasan, një i plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit

 

Në aksident është përfshirë automjeti tip Hyndai me drejtuese shtetasen M. K 47 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e Hyndait ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për pasojë personi që ndodhej në sediljen e parë si pasagjer ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Rrethit Elbasan.

The post Automjeti humb drejtimin dhe përplaset me bordurën në Elbasan, një i plagosur appeared first on GIJOTINA.