Mjegulla mbulon Kurbinin dhe Burrelin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

Aksi rrugor Shkopet-Burrel është përfshirë nga mjegulla orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjegulla e dendur ka pushtuar disa zona të Kurbinit dhe Burrelit, dhe për pasojë ka pasur vështirësi në lëvizjen e automjeteve në aksin Milot-Burrel.

Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente në këtë aks, ndonëse është shfaqur vështirësi në fushëpamje për drejtuesit e automjeteve.

 

The post Mjegulla mbulon Kurbinin dhe Burrelin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve appeared first on GIJOTINA.