Marr flakë në ecje makina tek mbikalimi i Rinasit

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është shkrumbuar rreth orës 08:05 të mëngjesit të sotëm, te mbikalimi i Rinasit.

Policia thekson se nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

The post Marr flakë në ecje makina tek mbikalimi i Rinasit appeared first on GIJOTINA.