Video/ Lazio shemb Kievin me tre gola: United nuk mund dot as Twente në mbrëmjen e Europa League

Nëntë ndeshje dhe 18 skuadrat e para zbritën në fushë për mbrëmjen e parë të raundit të parë të Europa League. 28 gola u shënuan dhe nuk munguan kartonët e kuq, penalltitë e përmbysjet e befasishme. Në ditën e parë të Europa League, Lazio mposhti 3-0 Dynamo Kiev në transfertën e Hamburgut dhe filloi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në kompeticionin kontinental. Golat, të gjithë në pjesën e parë, u shënuan nga Dia (dygolësh) dhe Dele-Bashiru. Në fund skuadrat mbeten me dhjetë lojtarë me përjashtimet e Bragaru dhe Noslin, i sapo futur në fushë. Dështoi të fitojë Manchester United i ndalur në Old Trafford nga Twente në 1-1. E zgjidhi vetëm në fund Galatasaray përballë PAOK, ndërsa Slavia Pragë ishte skuadra e dytë pas Lazio që fitoi në transfertë.

Ndeshja e parë shkoi mirë për Lazio dhe teknikun Marco Baroni, i cili bëri debutimin e tyre në Europa League me një fitore të qartë ndaj Dynamo Kiev në fushën neutrale të Hamburgut. Ndeshja nisi menjëherë e tatëpjetë për bardhekaltrit, me Dia që shënoi pas 4 minutash. Një shkëmbim në limit me Pedro dhe një goditje kirurgjikale nga senegalezi që përfundoi në rrjetë. Në minutën e 34′ Dele-Bashiru dyfishoi epërsinë, duke shfrytëzuar vertikalen perfekte të Vecinos. Një minutë më vonë nigeriani shkëputet nga e djathta dhe e kaloi topin te Dia, i cili shënoi me kokë golin e 0-3.

Dynamo tentoi të reagojë në fund të pjesës së parë, por Provedel ishte i vëmendshëm. Ndeshja përfundoi praktikisht në minutën e 73′ me përjashtimin e Braharu, i ndëshkuar me karton të kuq direkt pas një paralajmërimi të VAR-it për një ndërhyrje të pakujdesshme ndaj Zaccagni. E kuqe direkt në fund edhe për Noslin, i cili kishte hyrë prej një minutë, për shkak të një goditje me bërryl.

League Stage Europa League

AZ Alkmaar 3-2 Elfsborg
Bodoe/Glimt 3-2 FC Porto
Anderlecht 2-1 Ferencvaros
Dynamo Kyiv 0-3 Lazio
FC Midtjylland 1-1 Hoffenheim
Galatasaray 3-1 PAOK FC
Ludogorets Razgrad 0-2 Slavia Prague
Manchester United 1-1 FC Twente
Nice 1-1 Real Sociedad

The post Video/ Lazio shemb Kievin me tre gola: United nuk mund dot as Twente në mbrëmjen e Europa League appeared first on Lapsi.al.