Tre javë. Kjo është koha e parashikuar e rikuperimit për Kylian Mbappé, i cili mbrëmë në finalen kaotike të Real Madrid-Alaves ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë, e preku me dorë dhe kërkoi zëvendësimin. Gjatë daljes ai ndaloi për t’i folur me një shprehje serioze teknikut Ancelotti. Italiani, më pas, e minimizoi ngjarjen në konferencën për shtyp: “Kylian nuk ka asgjë serioze, vetëm një mbingarkesë muskulore, e zëvendësuam për të shmangur probleme më të këqija”.
TRE NDESHJE
Vizioni optimist u hodh poshtë nga testet e kryera mëngjesin e sotëm në Valdebebas: për francezin një problem në bicepsin e femurit. Nga Madridi nuk kanë komunikuar kohët e rikuperimit, por është legjitime të mendohet se Mbappé do të rishfaqet në fushë pas pushimit ndërkombëtar në tetor. Sigurisht që sulmuesi do të mungojë në derbin e Metropolitanos të dielën, më pas në udhëtimin në Lille dhe ndeshjen në Bernabeu kundër Villarreal. Kujtojmë se AC Milan do të arrijë në Madrid vetëm në fillim të nëntorit, e atëherë francezi do të jetë.
NË FORMË TË MIRË
Një pengesë e rëndësishme si për Carlo Ancelotti ashtu edhe për Kylian. Francezi ka shënuar në 5 paraqitjet e tij të fundit për Real Madrid, 6 gola në sezon, dhe tashmë është i dyti në renditjen e La Liga, 5 gola, një më pak se Leëandoëski. Ai po gjente formën e tij dhe mbrëmë shënoi dygolëshin e parë me fanellën e bardhë, si dhe ishte më i miri i skuadrës së tij në 3-2 e tensionuar ndaj Alaves.
Lexo më tej: Neymar, letër brazilianëve të Real Madrid për t’i paralajmëruar për Mbappè: “Bëni kujdes”
ZGJIDHJET
Zëvendësuesi natyral është energjiku Endrick, përndryshe lëvizja e Rodrygo në qendër me aktivizimin nga e djathta të Arda Guler. Ose ndoshta avancimi i Bellingham, si në fillim të sezonit të kaluar. Nuk mungojnë zgjidhjet për Carletton, por është e sigurt që do t’i mungojë francezi.
The post Real Madrid në telashe, dëmtohet Mbappé: humbet derbin me Atletico appeared first on Lapsi.al.