Aksident fatal në Kamëz! Përplasen dy automjete, ndërron jetë 36-vjeçari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në zonën e Valiasit.

Sipas policisë, “mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje”.

Njoftimi

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident fatal në Kamëz! Përplasen dy automjete, ndërron jetë 36-vjeçari appeared first on GIJOTINA.