Shkodra përfshihet nga stuhia/ Rrugë të përmbytura, banorëve u kërkohet të mos dalin

Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta.

Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji.

Grupet e punonjësve të ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve, thuhet në njoftimin e bashkisë së Shkodrës në facebook.

Bashkia u bën apel qytetarëve që gjatë këtyre orëve të evitojnë daljet e panevojshme nga banesat, por të bëjnë lëvizje vetëm ato për arsye të domosdoshme.

Për çdo problematikë grupet e bashkisë janë në terren dhe për çdo rast emergjent është vënë në dispozicion numri 128.

gijotina.com/

The post Shkodra përfshihet nga stuhia/ Rrugë të përmbytura, banorëve u kërkohet të mos dalin appeared first on GIJOTINA.