Parashikimi i motit, 23 Shtator 2024

Ditën e hënë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat hera-herës do të jenë kalimtare.  Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 22°C

në zonat e ulëta 15 deri 29°C

në zonat bregdetare 16 deri 28°C.

 

 

The post Parashikimi i motit, 23 Shtator 2024 appeared first on GIJOTINA.