Sherr mes të rinjve gjatë natës në Tiranë, dy të plagosur

Dy persona, 18 dhe 20 vjeç janë plagosur me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Mësohet se plagosja ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi

Rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

The post Sherr mes të rinjve gjatë natës në Tiranë, dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.