Në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, të siguruar nga Lapsi.al për skemën e mashtrimit me diploma false në Shqipëri shkruhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por që nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton të jetë Shqiponja Telhaj, ish-drejtuese e këtij institucioni.
Pas përgjimit të telefonatave, prokuroria italiane ka bërë edhe verifikimin në dyqanin ku është blerë çanta që ka marrë si shpërblim Telhaj për akreditimin e universitetit piramidë. Deri më tani janë qindra denoncime të studentëve italianë që kanë paguar nga 6 deri në 20 mije euro për marrjen e një diplome false nga ky universitet.
Disa vite më parë, kur e emëroi në krye të Bordit, kryeministri Rama e vlerësoi Shqiponja Telhaj për kontributin si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.
Lexo edhe: Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori dhurata nga italianët mashtrues të Wisdom University
“Shqiponja Telhaj, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Ka doktoruar në Staffordshire University. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjioze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim”, thoshte Rama, sikur diplomat dhe specializimet jashtë të ishin garanci për imunitet nga favoret dhe privilegjet korruptive.
The post Shqiponja Telhaj mori çantën Luis Vuitton për akreditimin e Universitetit Wisdom (DOSJA) appeared first on Lapsi.al.