Pueblo (1965) / Kur Mbretëresha Geraldinë emocionohej nga muzika cigane në restorantin hungarez “El Budapest” në Madrid

Nga Aurenc Bebja

 “Pueblo” ka botuar, të hënën e 15 shkurtit 1965, në faqen n°31, një shkrim rreth emocionimit të Mbretëreshës Geraldinë kur dëgjoj tingujt e muzikës hungareze në restorantin “El Budapest” në Madrid.

Mbretëresha Geraldina e Hungarisë (Shqipërisë) u emocionua nga muzika cigane

E shoqëruar nga ambasadori hungarez dhe një grup hungarezësh me banim në Madrid, Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë e Hungarisë (në fakt e Shqipërisë) nuk mundi të përmbajë emocionet e saj kur violina magjike e Serge Vörös-it luajti për motive të ndryshme nga folklori i pasur Magyar, gjatë darkës që mori pjesë në restorantin e vetëm hungarez që ekziston në Spanjë, El Budapest, në rrugën Montalbán. Vetëm fotografia e Gyenes shpreh gjithçka që mund të themi.

https://www.darsiani.com/la-gazette/pueblo-1965-kur-mbreteresha-geraldine-emocionohej-nga-muzika-cigane-ne-restorantin-hungarez-el-budapest-ne-madrid/