Berisha kthen mbrapsh shprehjen e Yuri Kim: SPAK “mostrat e fëmijëve tanë”

Sali Berisha ka kthyer mbrapsht shprehjen e famshme të Yuri Kim për prokurorët e SPAK, “heronjtë e fëmijëve tanë” duke e shndërruar në “monstrat e fëmijëve tanë”. Gjatë një konference për shtyp ku ka bërë analizën e aktakuzës së SPAK që e ka marrë si të pandehur për dosjen e privatizimit të klubit “Partizani”, lideri i opozitës i ka vënë atyre këto etiketime duke u nisur nga fakti se ata e kanë quajtur si korruptim të ish kryeministrit faktin se fëmijët e tij me bankë i kanë dhënë ggjatë viteve 118 mijë euro donacione fëmijëve autikë të fondacionit të Liri Berishës. “Këta mostra të fëmijëve tanë kanë thyer kodin e shqiptarit duke publikuar edhe emrat e fëmijëve autikë ndaj të cilëve janë dhënë donacionet”, tha Berisha duke i folur me videokonferencë gazetarëve të mbledhur në selinë e PD.

LEXO ME TEJ:

Kronologjia/ Berisha i pandehur pak para zgjedhjeve parlamentare

Berisha ka denoncuar gjithashtu faktin se biznesmeni i marrë i pandehur bashkë me të për korrupsion, Fatmir Bektashi, akuzohet se ka financuar Berishën në këmbim të lejeve të pallateve duke financuar fondacionin Fëmijët shqiptarë, duke i prerë një biletë në vitin 2023 këngëtarit Rikardo Koçiante dhe Elihadia Danit, e të tjera detaj si këto. Sipas liderit të PD këto detaje qesharake përbëjnë provat e korruptimit të tij. “Sulmi ndaj fëmijve nautikë është prova e këtyre njerzve të denatyruar” tha ai duke përligjur togfjalshin “mostrat e fëmijëve tanë”. Të akuzosh se Abi Malltezi më ka korrupuar mua duke paguar për fëmijët auikë, kjo është ansurde” tha lideri i PD.

©Lapsi.al 

The post Berisha kthen mbrapsh shprehjen e Yuri Kim: SPAK “mostrat e fëmijëve tanë” appeared first on Lapsi.al.