Video/ Mbledhja e deputetëve dhe ministrave, momenti kur Rama i bashkohet drekës në Elbasan 

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Elbasan deputetë e ministra për të diskutuar për punët e qeverisë dhe të partisë. 

Dreka është zhvilluar në ambientet e një restoranti në Elbasan. Ndërkohë biznesmeni  Gjergj Luca, në hyrje të lokalit kishte vendosur një poster të madh të kryeministrit Edi Rama. 

Ashtu siç shihet edhe në videon e siguruar nga Opinion.al, kryeministri Edi Rama iu bashkua drekës së zhvilluar në Elbasan, bashkë me deputetët dhe ministrat e Qeverisë.