Ekzekutuan dy vëllezërit në lokal, dalin në gjykatë babai dhe dy djemtë e tij 

Kanë dalë para togave të zeza, Altin Kuka dhe dy djemtë e tij, Emaurisio e Ervis Kuka, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Ata shihen teksa hyjnë në ambientet e gjykatës me pranga në duar për t’u njohur me masën e sigurisë saj tyre. 

Gjithashtu kanë mbërritur në gjykatë, 67-vjeçari Tomor Zyka i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, si edhe babai i autorit, 79-vjeçari me iniciale Y. K.. 

I moshuari është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”. 

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës në fshatin Kurjan të Roskovecit. 

Viktimat po pinin kafe kur u qëlluan me breshëri automatiku. Pas krimit Altin Kuka u vetë dorëzua në polici, ndërsa disa orë më vonë u arrestuan edhe djemtë e tij, 21-vjeçari Ervis Kuka dhe 18-vjeçari Emaurisio Kuka dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me automatik dy vëllezërit për motive të dobëta.