Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestua nga policia në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë nga Pakistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Shtetasi me iniciale F.K., banues në Korçë u kap në unazën e qytetit të Elbasanit. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua automjeti dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. K., 56 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në unazën e qytetit, Elbasan, duke transportuar me furgon, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga Pakistani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

The post Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 56-vjeçari appeared first on Lapsi.al.