Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Peleshi mbledh grupin e PS, ja porositë për deputetët 

Sot nis sesioni i ri parlamentar dhe grupi i Partisë Socialiste është mbledhur këtë paradite për të shqyrtuar objektivat. 

Mbledhja e parë u drejtua nga Niko Peleshi dhe diskutimet u përqëndruan në angazhimin e deputetëve në Kuvend dhe në zonat e tyre elektorale. 

Pjesëtarët e grupit parlamentar socialist janë inkurajuar të jenë të pranishëm në seancat plenare dhe komisionet parlamentare dhe të rrisin angazhimin e tyre në detyrat e tyre. 

Kur na ndajnë edhe 8 muaj nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, puna e deputetëve pritet të intensifikohet ndjeshëm.