37-vjeçari thyen masën “arrest shtëpie” dhe del në lokal, kapet me drogë 

Një 37-vjeçar në Tropojë është arrestuar nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie, si dhe iu gjet në posedim një sasi lënde narkotike kanabis. 

37-vjeçari me iniciale A.P., banues në fshatin Peraj, u konstatua nga policia në një lokal ndërkohë që ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 

Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa në oborrin e banesës iu gjetën 940 gram kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua. Theksojmë se 37-vjeçari kishte masë sigurie pikërisht për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.