Aksident në Devoll, lëndohen dy shoferët

Një aksident ka ndodhur në fshatin Braçanj në Devoll. Motomjeti me drejtues shtetasin me iniciale I.SH, 30 vjeç, është përplasur me automjetin, me drejtues shtetasin A. K., 72 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Devoll, lëndohen dy shoferët appeared first on Lapsi.al.