{"id":99978,"date":"2026-09-17T18:48:19","date_gmt":"2026-09-17T18:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/jetimet-e-uck-ne-hage-albini-qe-zhberi-kosoven-dhe-lotet-e-berishes\/"},"modified":"2026-09-17T18:48:19","modified_gmt":"2026-09-17T18:48:19","slug":"jetimet-e-uck-ne-hage-albini-qe-zhberi-kosoven-dhe-lotet-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/jetimet-e-uck-ne-hage-albini-qe-zhberi-kosoven-dhe-lotet-e-berishes\/","title":{"rendered":"\u2018Jetim\u00ebt\u2019 e U\u00c7K n\u00eb Hag\u00eb, Albini q\u00eb zhb\u00ebri Kosov\u00ebn dhe \u2018lot\u00ebt\u2019 e Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e \u2018zez\u00eb\u2019 p\u00ebr Kosov\u00ebn, shumica b\u00ebn\u00eb sikur ishte t\u00eb tronditur r\u00ebnd\u00eb, sikur ishin t\u00eb pik\u00eblluar dhe t\u00eb shpartalluar nga vendimi i Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Hag\u00ebs, i cili dha plot 81 vite burg p\u00ebr ish komandant\u00ebt e U\u00c7K!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nuk u provua asnj\u00eb krim i tyre, pavar\u00ebsisht se nuk kishte asnj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb viktim\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb shkaktuar me urdh\u00ebr nga ana e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb n\u00eb popullsin\u00eb civile, serbe dhe shqiptare, por gjith\u00e7ka ishte fryt\u2019 i d\u00ebshmive n\u00eb terma t\u00eb till\u00eb, si, \u2018dikush m\u00eb tha\u2019, \u2018dikujt i thash\u00eb\u2019, \u2018d\u00ebgjova sikur kishte zhurm\u00eb rrahjeje\u2019, apo \u2018iku nga shpia dhe me shum\u00eb mund\u00ebsi e mor\u00ebn k\u00ebta t\u00eb U\u00c7K\u2019, s\u00ebrish Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mor\u00ebn m\u00eb shum\u00eb vite burgu se sa t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt dhe gjeneral\u00ebt e Miloshevi\u00e7it!<br \/>\nGjykata speciale, pa marr\u00eb parasysh asnj\u00eb prov\u00eb, dha d\u00ebnime me burg p\u00ebr ish komandant\u00ebt, d\u00ebnime q\u00eb nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb as p\u00ebr gjeneral\u00ebt serb\u00eb q\u00eb masakruan Kosov\u00ebn! \u201cKasapi i Ballkanit\u2019, Sllobodan Miloshevi\u00e7i, i cili u zvarrit n\u00eb gjykim nga Haga, p\u00ebr t\u00eb vdekur n\u00eb paraburgim pa u d\u00ebnuar, ndoshta p\u00ebr t\u00eb mos u futur n\u00eb \u2018llogarin\u00eb serbe\u2019 t\u00eb krimeve, bashk\u00eb me gjeneral\u00ebt e tij vrau 11.000 shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 1.500 f\u00ebmij\u00eb. Nd\u00ebrsa la prapa 20.000 femra shqiptare t\u00eb p\u00ebrdhunuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 1 milion shqiptar\u00eb u d\u00ebbuan me forc\u00eb, p\u00ebrmes operacionit \u201cPatkoi\u201d!<br \/>\nE megjith\u00ebat\u00eb, p\u00ebr vras\u00ebsit serb\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shkaktuar genoncid n\u00eb Kosov\u00eb por dhe n\u00eb t\u00eb gjitha viset e ish-jugosllavis\u00eb, u dha nj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb i vog\u00ebl me burg se sa ndaj ish komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K, t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebhoq\u00ebn luft\u00ebn \u00e7lirimtare n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nga forcat ajrore t\u00eb NATO-s, p\u00ebr mbrojtjen e popullat\u00ebs civile nga genocidi serb!<br \/>\nAsnj\u00eb \u2018kasap\u2019 serb nuk u d\u00ebnua me 25 vite burg si Tha\u00e7i e Krasniqi, megjith\u00ebse p\u00ebrball\u00eb tyre ishin ishin plot 11 mij\u00eb viktima shqiptare, t\u00eb vrar\u00eb nga strukturat e mir\u00eborganizuara ushtarake dhe paraushtarake serbe! Madje ish ministrin e Propagand\u00eb s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Milloshevi\u00e7it, tashm\u00eb Serbia e ka President, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb interlokutor p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Serbi!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ish komandant\u00ebt e U\u00c7K \u2018p\u00ebrball\u00eb\u2019 kishin 96 veta, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pretendohej pa asnj\u00eb prov\u00eb e fakt se ishin vrar\u00eb, ishin keqtrajtuar, ishin arrestuar, u ishte vjedhur mzati, u ishte dh\u00ebn\u00eb grosh\u00eb me shumic\u00eb p\u00ebr t\u00eb pj**dhur m\u00eb shum\u00eb, apo qum\u00ebsht me shumic\u00eb p\u00ebr halle t\u00eb tjera dhe akuza t\u00eb tjera qesharake t\u00eb k\u00ebtij lloji, pa asnj\u00eb \u2018fytyr\u00eb\u2019 d\u00ebshmitari t\u00eb deklaruar! Pa asnj\u00eb trup t\u00eb gjetur, pa asnj\u00eb d\u00ebshmitar t\u00eb deklaruar, t\u00eb cil\u00ebr pasi kryen detyr\u00ebn duke d\u00ebshmuar, tashm\u00eb kan\u00eb marr\u00eb parat\u00eb serbe dhe jan\u00eb zhdukur nga qarkullimi, p\u00ebr t\u2019i mbrojtur, sipas Hag\u00ebs!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kund\u00ebr Miloshevi\u00e7it e gjeneral\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb masakruan Kosov\u00ebn nuk kishte asnj\u00eb denoncues serb dhe asnj\u00eb d\u00ebshmitar serb, nga radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve kishin dal\u00eb vet\u00ebm 80 d\u00ebshimtar\u00eb kund\u00ebr tij, pjesa m\u00eb e dhimbshme \u00ebhst\u00eb se ndaj ish komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K dol\u00ebn af\u00ebr 400 d\u00ebshimtar\u00eb shqiptar\u00eb. P\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb korrekt\u00eb, denoncues shqiptar\u00eb ka pasur mbi 6 mij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas p\u00ebrfituan azil politik me akuzat se jan\u00eb keqtrajtuar nga U\u00c7K, mor\u00ebn asistenc\u00eb n\u00eb vendet e BE po p\u00ebr k\u00ebto denoncime! Paguhen dhe nga Albini p\u00ebr t\u00eb ardhur dhe votuar \u00e7do pal\u00eb zgjedhje p\u00ebr Vet\u00ebvendosjen n\u00eb Kosov\u00eb! Madje dhe ish ministrja e jashtme e Abinit, vajza e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs deklaroi me z\u00eb dhe figur\u00eb se kishte d\u00ebrguar dhe ajo vet\u00eb dosje kund\u00ebr ish komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K \u2018aty ku duhet\u2019, pra n\u00eb Hag\u00eb! Apo nj\u00eb tjet\u00ebr, tashm\u00eb avokat, t\u00eb cilit Miloshevi\u00e7i i dogji t\u00eb gjall\u00eb baban\u00eb, e n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb denonconte n\u00eb Hag\u00eb serb\u00ebt p\u00ebr vrasjen e t\u00eb atit, deklaron se ka denoncuar ish komandant\u00ebt e U\u00c7K! Deri k\u00ebtu arrin marr\u00ebzia shqiptare!<br \/>\nDhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto d\u00ebshimtar\u00eb shqiptar\u00eb, me axhend\u00eb serbe, mor\u00ebn dhe ndonj\u00eb lek nga qeveria serbe p\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb e b\u00ebra, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjime me shumic\u00eb n\u00eb mediat e Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebta monstra, pasi Serbia mbrojti serb\u00ebt e vet n\u00eb Hag\u00eb, megjith\u00ebse kishin b\u00ebr\u00eb krime, pa u distancuar asnj\u00ebher\u00eb prej k\u00ebtyre krimeve! E tregoi dhe homazhi shtet\u00ebror p\u00ebr Mlladi\u00e7in k\u00ebto dit\u00eb!<br \/>\nTani mund t\u00eb tregohesh patriot e trim nga facebooku dhe rrjetet sociale, mund dhe t\u00eb mbash mbi shpatulla flamurin dhe t\u00eb b\u00ebrtas\u00ebsh emrin e ish komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K, mund dhe t\u00eb hedh\u00ebsh shishe uji tek godina e EULEX apo dhe n\u00eb Hag\u00eb, por ama shqiptar\u00ebt treguan bot\u00ebrisht se jan\u00eb e keqja e vetes! E kan\u00eb treguar q\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999 kur vet\u00ebm 2 p\u00ebrqind mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb!<br \/>\nMund t\u00eb b\u00ebsh dhe deklarata t\u00eb forta t\u00eb mbrojtje t\u00eb ish lidedr\u00ebve t\u00eb U\u00c7K, kuptohet pas d\u00ebnimit t\u00eb komandant\u00ebve sikurse b\u00ebn\u00eb Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe disa zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs! Madje mund t\u00eb vendos\u00ebsh dhe foton e tyre n\u00eb murin e kryeministris\u00eb me video-projektor, po pas d\u00ebnimit! Por ama n\u00eb Hag\u00eb d\u00ebrguan shkresa sa lirimi i tyre p\u00ebrb\u00ebnte rrezik p\u00ebr Kosov\u00ebn, kur u k\u00ebrkua hetimi i tyre n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb! Madje than\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb dhe d\u00ebshmitar\u00ebt! Duke treguar se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb grop\u00ebn shqiptarit m\u00eb shum\u00eb se sa hasmit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt!<\/p>\n<p>Mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarata t\u00eb forta dhe Sali Berisha nga Tirana, n\u00eb mbrojtje t\u00eb ish komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K, madje t\u00eb akuzoj\u00eb dhe Edi Ram\u00ebn se kishte ushtruar presion q\u00eb t\u00eb ngrihej gjykata speciale, anipse Tha\u00e7i ishte mes dy zjarresh q\u00eb, ose ta ngrinte vet\u00eb parlamenti i Kosov\u00ebs k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb ose do ta ngrinte pa pyetur ask\u00ebnd OKB, ku Rusia dhe Kina kishin veton e tyre. Ama nj\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritet, vajza e Sali Berish\u00ebs, Argita bashk\u00eb me grupin e Tiran\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs ishte n\u00eb misionin faktmbledh\u00ebs, ku mori \u2018prova e d\u00ebshmi\u2019 p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar U\u00c7K.<br \/>\nPjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dosjes kund\u00ebr U\u00c7K grupi i Argit\u00ebs dhe Lulit e d\u00ebrgoi n\u00eb Beograd! Dhe si p\u00ebr ta mbyllur \u2018qarkun\u2019 kund\u00ebr luft\u00ebs \u00e7lirimtare n\u00eb Kosov\u00eb, deputet\u00ebt e Berish\u00ebs votuan n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs pro raportit t\u00eb Dick Martit q\u00eb akuzonte U\u00c7K p\u00ebr trafik organesh, votuan me urdh\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs dhe mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij raporti u ngrit Gjykata Speciale! Tani \u2018\u00e7jerr\u2019 faqet Berisha nga \u2018dhimbja\u2019 p\u00ebr Tha\u00e7in, Krasniqin, Veselin dhe Selimin! Megjith\u00ebse Berisha ka q\u00ebn\u00eb konseguent n\u00eb linj\u00ebn e tij pro Serbis\u00eb, duke filluar q\u00eb me shkeljen e embargos s\u00eb OKB ndaj Miloshevi\u00e7it, teksa ka furnizuar makin\u00ebn ushtarake serbe me naft\u00eb dhe materiale t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb e sakatuar popujt e ish-Jugosllavis\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve dhe shqiptar\u00ebt! Apo arrestimin e Adem Jasharit, Hashim Tha\u00e7it e ish luf\u00ebt\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebshuar m\u00eb pas n\u00eb pritat serbe, pas lirimit! Duke e quajtur U\u00c7K-n\u00eb \u2018organizat\u00eb terroriste\u2019 nj\u00ebsoj si Miloshevi\u00e7i vaktit, vet\u00ebm se i shtonte pas dhe termin \u2018marksiste\u2019, sa p\u00ebr variacion!<br \/>\nNuk po flasim p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb deklaruar q\u00eb her\u00ebt kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb, pasi u kishin prishur qet\u00ebsin\u00eb \u2018katunar\u00ebt e Drenic\u00ebs\u2019, duke i armiq\u00ebsuar me serb\u00ebt, anipse nuk e kan\u00eb shk\u00ebputur asnj\u00ebher\u00eb frekuentimin n\u00ebp\u00ebr lokalet e n\u00ebndheshme t\u00eb Prishtin\u00ebs e ndonj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Beograd dhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, ku kan\u00eb marr\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr t\u00eb kryer misionin e p\u00ebrbaltjes s\u00eb luft\u00ebs dhe tashm\u00eb k\u00ebta burra zamani, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kuptohet, shijojn\u00eb parat\u00eb me bashk\u00ebjetuesit e t\u00eb njejtit lloj, n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs!<\/p>\n<p>Praktikisht 4 ish komandant\u00ebt e U\u00c7K ishin t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebrball\u00eb akuzave t\u00eb prokuror\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i kishin marr\u00eb dosjet gati nga Beogradi, dosje t\u00eb kopsitura me d\u00ebshmit\u00eb e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt si gjithnj\u00eb ia kishin futur nj\u00ebri tjetrit, dikush nga halli, dikush nga malli, dikush p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb azil politik, p\u00ebr nj\u00eb dashuri t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb koh\u00eb luft\u00eb, dikush dhe p\u00ebr para t\u00eb thata, sikurse b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me ta edhe k\u00ebta t\u00eb grupit t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb kryesuar nga Argita Berisha e Lulzim Basha, q\u00eb shpik\u00ebn \u201cSht\u00ebpin\u00eb e Verdh\u00eb\u201d t\u00eb trafikimit t\u00eb organeve, burgjet apo spitalet l\u00ebviz\u00ebse n\u00eb Tropoj\u00eb, Has e Kuk\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb akuzuar U\u00c7K-n\u00eb!<br \/>\nTha\u00e7i, Krasniqi, Veseli dhe Selimi ishin \u2018jetim\u00eb\u2019 n\u00eb Hag\u00eb! Jo vet\u00ebm nuk pat\u00ebn mb\u00ebshtetjen e shtetit t\u00eb cilin luftuan dhe e ngrit\u00ebn me gjak, nuk kishin as mb\u00ebshtetje financiare, as morale, as juridike dhe as njer\u00ebzore nga shteti i tyre, por pat\u00ebn vet\u00ebm thika pas shpine, dhe nj\u00eb \u2018sag\u00eb\u2019 t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sulmesh nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr media dhe sidomos n\u00eb rrjetet sociale! Nuk kishte asnj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre, asnj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetje, asnj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, simbolike p\u00ebr t\u00eb treguar mb\u00ebshtetje e solidaritet, p\u00ebr ar\u00ebsye q\u00eb sipas Albinit \u2018kishte shum\u00eb letra dhe nuk b\u00ebheshin dot\u2019! <\/p>\n<p>Vet\u00ebm kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama e ngriti z\u00ebrin n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs ku k\u00ebrkoi  rr\u00ebzimin e rezolut\u00ebs mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs u ngrit\u00ebn akuzat p\u00ebr trafikim t\u00eb organeve njer\u00ebzore ndaj ish drejtuesve t\u00eb U\u00c7K, si dhe pranimin e rezolut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb vler\u00ebson se pretendimet e ngritura n\u00eb raportin e Dicky Marty jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb prova e fakte. Madje Rama e quajti se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin e Asambles\u00eb s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb vendos\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb ndaj vendimeve t\u00eb saj. Rama e ngriti z\u00ebrin n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB, e ngriti z\u00ebrin dhe n\u00eb takimin me presidentin Trump ku i k\u00ebrkoi t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr lirimin e ish komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb pasi po mbaheshin padrejt\u00ebsisht n\u00eb paraburgim p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb nuk e kishin kryer! Foli dhe n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs ku k\u00ebrkoi t\u00eb nd\u00ebrmerrnin \u00e7do nism\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, dhe Tirana do ta mb\u00ebshteste direkt me votim n\u00eb Parlamnt! Pa p\u00ebrfshir\u00eb rezolutat dhe q\u00ebndrimet n\u00eb Shqip\u00ebri! Por ishte nj\u00eb z\u00eb i vet\u00ebm, pavar\u00ebsisht se u p\u00ebrpoq, duke marr\u00eb mbrapsht padrejt\u00ebsisht dhe akuza nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, nga k\u00ebta partiot\u00ebt idiot\u00eb t\u00eb t\u00eb rrjeteve sociale. Nuk foli askush nga institucionet e Kosov\u00ebs, duke treguar qart\u00eb se Tha\u00e7in dhe t\u00eb tjer\u00ebt i donin n\u00eb burg!<br \/>\nPor ish komandant\u00ebt nuk ishin jetim\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto element\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmenda m\u00eb lart! P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, gjykimi n\u00eb Hag\u00eb i ish komandanteve t\u00eb U\u00c7K ndodhi n\u00eb momentin kur Kosova \u00ebsht\u00eb pa shtet! Ka dy vite q\u00eb nuk ka as president, s\u2019ka kryetar Kuvendi por ka vet\u00ebm nj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb i nj\u00eb qeverie n\u00eb detyr\u00eb, si Albin Kurti, q\u00eb jo vet\u00ebm po e rrjep Kosov\u00ebn pa letra e pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb llogarie, por po e zhb\u00ebn shtetin e Kosov\u00ebs t\u00eb ngritur me mund dhe sakrifica nga gjaku i d\u00ebshmor\u00ebve dhe kontributi i \u00e7lirimtar\u00ebve, 4 prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Kosova \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb i izoluar n\u00eb rajon, ku sapo jan\u00eb hequr pjes\u00ebrisht disa sanksione t\u00eb BE. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb SHBA ka pezulluar me koh\u00eb dialogun strategjik me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kurtit, i cili u ka b\u00ebr\u00eb bllokad\u00eb t\u00eb gjitha investimeve amerikane n\u00eb territorin e shtetit t\u00eb dyt\u00eb shqiptar n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se, SHBA e ka nisur dialogun strategjik me Serbin\u00eb, pik\u00ebrisht vendin t\u00eb cilin vet\u00ebm 27 vite m\u00eb par\u00eb NATO-ja e udh\u00ebhequr po nga SHBA e bombardoi p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Kosov\u00ebn! Pra tashm\u00eb situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur, kok\u00ebposht\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila e gjen veten t\u00eb izoluar t\u00ebr\u00ebsisht nga SHBA e BE, p\u00ebr shkak t\u00eb Albin Kurtit! Me dashje apo pa dashje po b\u00ebn loj\u00ebn e Serbis\u00eb, Albini! Dhe e lajm\u00ebroi gj\u00ebm\u00ebn dit\u00ebn e lirimit nga burgu, me dekret t\u00eb Koshtunic\u00ebs, duke u kthyer si p\u00ebllumb pa asnj\u00eb shenj\u00eb rrahjeje n\u00eb sht\u00ebpi!<br \/>\nPrandaj themi se ish komandant\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb ishin \u2018jetim\u00eb\u2019 sepse nuk kishte kush t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsonte, t\u2019i mb\u00ebshteste dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vinin nga Kosova, vendi i cili n\u00eb 6 vite qeverisjeje t\u00eb Albinit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rangun e Kores\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr nga shkalla e izolimit t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar!<br \/>\nTani a zgjidhet me deklarata n\u00eb publik, me postime n\u00eb rrjetet sociale, madje dhe me protesta t\u00eb dhunshme kund\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve kjo pun\u00eb?!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u00eb themi modestisht \u00ebsht\u00eb se, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb mobilizohen, t\u00eb shtr\u00ebngojn\u00eb radh\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrgatisin nj\u00eb dosje cil\u00ebsore p\u00ebr Apelin n\u00eb Hag\u00eb! Esht\u00eb Kosova n\u00eb rrezik, jo Tha\u00e7i dhe 3 t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb luft\u00eb dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vdekur para 30 vitesh, dhe pasi e \u00e7liruan dhe e pavar\u00ebsuan Kosov\u00ebn tani burgu p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb medalje p\u00ebr ta! Esht\u00eb burg i padrejt\u00eb, i cili m\u00eb shum\u00eb se i b\u00ebn d\u00ebm ish komandant\u00ebve, d\u00ebmton vet\u00eb Kosov\u00ebn! Pasi kan\u00eb filluar q\u00eb tani z\u00ebrat, se U\u00c7K \u00ebsht\u00eb drejtuar nga terrorist\u00eb, dhe ka q\u00ebn\u00eb organizat\u00eb terroriste, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00ebm shtetin  e ri shqiptar.<br \/>\nKosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgrip, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e kupton! Duhet t\u00eb rikthehen me urgjenc\u00eb aleancat strategjike, me SHBA dhe me BE, t\u00eb koordinohet Kosova me Shqip\u00ebrin\u00eb, ku shteti am\u00eb e ka luajtur n\u00eb vijim\u00ebsi e pa u ndalur rolin e vet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs, anipse Kurti ka zgjedhur Athin\u00ebn si \u2018faltore\u2019, duke braktisur Tiran\u00ebn. <\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Greqia ende nuk e ka njohur Kosov\u00ebn si shtet, dhe as q\u00eb e ka nd\u00ebrmend ta njoh\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb! Ndryshe e humb\u00ebm shtetin e dyt\u00eb shqiptar, aleat\u00ebt strategjik\u00eb do t\u00eb na l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, pasi askush s\u2019ka interes p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb qeveriset nga mistrec\u00eb, analfabet\u00eb dhe njer\u00ebz pa dinjitet! Nuk mund t\u00eb mbrosh U\u00c7K-n\u00eb n\u00eb Hag\u00eb kur nuk ke nj\u00eb institucion n\u00eb k\u00ebmb\u00eb! T\u00eb ngrihen institucionet, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb n\u00eb fillim zhb\u00ebrja e gjykat\u00ebs speciale t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvend, duhet t\u00eb konstituohet Kuvendi. Pastaj me radh\u00eb!<br \/>\nT\u00eb zgjidhet Presidenti dhe t\u00eb shmangen zgjedhjet e parakoh\u00ebshme q\u00eb u b\u00ebn\u00eb \u2018kancer\u2019 p\u00ebr Kosov\u00ebn k\u00ebto dy vite! Qoft\u00eb dhe duke zgjedhur president dhe Hashim Tha\u00e7in, si nj\u00eb form\u00eb mb\u00ebshtetjeje e reagimi ndaj vendimit politik p\u00ebr d\u00ebnimin me 25 vite burg nga Gjykata Speciale! Do t\u00eb fitonte m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb Albini me nj\u00eb gjest t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb simbolik\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashkuar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb po kalon Kosova! Ku akuzat se shqiptar\u00ebt nuk b\u00ebjn\u00eb shtet jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb dhe ku l\u00ebvizjet \u2018tektonike\u2019 t\u00eb gjeopolitik\u00ebs bot\u00ebrore mund ta nxjerrin Kosov\u00ebn pa gj\u00eb dhe jasht\u00eb interesit! Madje mund t\u00eb zhb\u00ebhen dhe njohjet! Politika e Kosov\u00ebs duhet t\u2019i l\u00ebr\u00eb cic-micet provinciale, dhe loj\u00ebn me porta t\u00eb vogla t\u00eb politik\u00ebs vendore, duhet t\u00eb mendoj\u00eb macro-politik\u00ebn: T\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb xhung\u00ebl gjeopolitike, ku t\u2019i s\u2019ke \u00e7far\u00eb ofron tjet\u00ebr, vet\u00ebm besim, mir\u00ebnjohje dhe stabilitet karshi aleat\u00ebve q\u00eb t\u00eb \u00e7liruan dhe t\u00eb b\u00ebn\u00eb shtet!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e \u2018zez\u00eb\u2019 p\u00ebr Kosov\u00ebn, shumica b\u00ebn\u00eb sikur ishte t\u00eb tronditur r\u00ebnd\u00eb, sikur ishin t\u00eb pik\u00eblluar dhe t\u00eb shpartalluar nga vendimi i Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Hag\u00ebs, i cili dha plot 81 vite burg p\u00ebr ish komandant\u00ebt e U\u00c7K! Pavar\u00ebsisht se nuk u provua asnj\u00eb krim i tyre, pavar\u00ebsisht se nuk kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99978\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}