{"id":99958,"date":"2026-09-17T15:48:15","date_gmt":"2026-09-17T15:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/rama-bllokoi-pagat-shoqata-europiane-e-gjyqtareve-po-anashkalohet-kushtetuesja\/"},"modified":"2026-09-17T15:48:15","modified_gmt":"2026-09-17T15:48:15","slug":"rama-bllokoi-pagat-shoqata-europiane-e-gjyqtareve-po-anashkalohet-kushtetuesja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/rama-bllokoi-pagat-shoqata-europiane-e-gjyqtareve-po-anashkalohet-kushtetuesja\/","title":{"rendered":"Rama bllokoi pagat\/ Shoqata Europiane e Gjyqtar\u00ebve: Po anashkalohet Kushtetuesja"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Kuvendi po shqyrton projektligjin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr formul\u00ebn e re t\u00eb llogaritjes s\u00eb tyre. Bordi i Shoqat\u00ebs Europiane t\u00eb Gjyqtar\u00ebve (EAJ) shprehet \u201cthell\u00ebsisht i shqet\u00ebsuar\u201d p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe akuzon ligjv\u00ebn\u00ebsin se po p\u00ebrpiqet t\u00eb anashkaloj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja lidhet me vendimin nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. EAJ rikujton se Kushtetuesja shpalli antikushtetues sistemin ekzistues t\u00eb pagave dhe i dha Kuvendit nj\u00eb afat p\u00ebr ndryshimin e ligjit. Gjykata p\u00ebrcaktoi gjithashtu se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse Kuvendi nuk vepronte brenda k\u00ebtij afati. Sipas EAJ-s\u00eb, kjo nuk u respektua: pagesa q\u00eb rezultonte nga vendimi i Kushtetueses u refuzua dhe nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Kuvend u paraqit nj\u00eb projektligj i ri q\u00eb parashikon rillogaritjen e pagave edhe p\u00ebr periudh\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cBordi i Shoqat\u00ebs Evropiane t\u00eb Gjyqtar\u00ebve (EAJ) shpreh shqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb lidhur me zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15\/2026, e shpalli antikushtetues sistemin ekzistues t\u00eb pagave p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb gjykatave dhe urdh\u00ebroi ligjv\u00ebn\u00ebsin t\u00eb ndryshoj\u00eb dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet e saj, brenda nj\u00eb afati t\u00eb caktuar. Gjykata p\u00ebrcaktoi gjithashtu se cilat dispozita duhet t\u00eb zbatohen n\u00eb rast se ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk vepron. Jo vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebto udh\u00ebzime nuk u respektuan dhe u refuzua pagesa e shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga gjykata, por n\u00eb Parlament u paraqit edhe nj\u00eb projektligj q\u00eb parashikon rillogaritjen me efekt prapaveprues t\u00eb pagave n\u00eb fjal\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>EAJ thot\u00eb se, n\u00ebse drafti miratohet, formula e re do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte edhe p\u00ebr periudh\u00ebn e kaluar rregullimin q\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi si pasoj\u00eb e vendimit t\u00eb Kushtetueses. Sipas Shoqat\u00ebs, formula e re paraqet probleme t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb Kushtetuesja kishte shpallur antikushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ky projektligj miratohet, ai jo vet\u00ebm do t\u00eb shfuqizonte rregullimin q\u00eb buronte drejtp\u00ebrdrejt nga vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por do t\u00eb vendoste gjithashtu, me efekt prapaveprues, nj\u00eb metod\u00eb llogaritjeje q\u00eb duket po aq problematike sa ajo q\u00eb gjykata e shpalli antikushtetuese. Me pak fjal\u00eb, ligjv\u00ebn\u00ebsi po p\u00ebrpiqet t\u00eb anashkaloj\u00eb zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, deklaron EAJ.<\/p>\n<p>Sipas Shoqat\u00ebs Europiane t\u00eb Gjyqtar\u00ebve problemi \u00ebsht\u00eb n\u00ebse nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebrfundimtar dhe detyrues mund t\u00eb ndryshohet n\u00eb praktik\u00eb nga nj\u00eb pushtet tjet\u00ebr. EAJ argumenton se zbatimi i vendimeve gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb themelore e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe se nj\u00eb vendim detyrues i nj\u00eb gjykate nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet ndryshimit apo miratimit nga nj\u00eb autoritet jogjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cZbatimi efektiv i vendimeve gjyq\u00ebsore, q\u00eb buron nga natyra e tyre detyruese, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element themelor i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Vet\u00eb koncepti i nj\u00eb gjykate t\u00eb pavarur, i parashikuar n\u00eb nenin 6 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, n\u00ebnkupton se nj\u00eb gjykat\u00eb ka autoritetin t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb vendim detyrues, i cili nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohet ndryshimit, miratimit apo ratifikimit nga asnj\u00eb autoritet jogjyq\u00ebsor\u201d, vijon deklarata.<\/p>\n<p>P\u00ebr vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, EAJ shkon edhe m\u00eb tej, duke argumentuar se moszbatimi i tyre \u00ebsht\u00eb i barasvlersh\u00ebm me shkeljen e vet\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket posa\u00e7\u00ebrisht zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, karakteri i tyre p\u00ebrfundimtar dhe detyrues buron domosdoshm\u00ebrisht nga ep\u00ebrsia e Kushtetut\u00ebs. K\u00ebto vendime duhet t\u00eb respektohen nga t\u00eb gjitha autoritetet publike dhe individ\u00ebt. Moszbatimi i nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb i barasvlersh\u00ebm me shkeljen e vet\u00eb Kushtetut\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, EAJ vler\u00ebson se ajo q\u00eb po ndodh me pagat e magjistrat\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje financiare.<\/p>\n<p>\u201cNga kjo pik\u00ebpamje, zhvillimet e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr cenojn\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit dhe ekuilibrin e pushteteve. Ato gjithashtu minojn\u00eb besimin te shteti dhe te reformat pozitive t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat deri m\u00eb tani jan\u00eb arritur me p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha.\u201d<\/p>\n<p>EAJ paralajm\u00ebron gjithashtu se \u00e7\u00ebshtja nuk do t\u00eb mbetet vet\u00ebm brenda Shqip\u00ebris\u00eb. Bordi njofton se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Unionin e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do ta vendos\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb axhend\u00ebn e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme q\u00eb zhvillohet n\u00eb tetor n\u00eb Lisbon\u00eb dhe do t\u00eb informoj\u00eb aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe europian\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Bordi i EAJ-s\u00eb shpreson q\u00eb ky regres i propozuar t\u00eb mund t\u00eb parandalohet. Ai do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb an\u00ebtaren e tij, Unionin e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi, do ta vendos\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb axhend\u00ebn e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, e cila do t\u00eb zhvillohet n\u00eb tetor n\u00eb Lisbon\u00eb, dhe do t\u00eb informoj\u00eb aktor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe evropian\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn alarmante n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/drejtesia-6\/\">Rama bllokoi pagat\/ Shoqata Europiane e Gjyqtar\u00ebve: Po anashkalohet Kushtetuesja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Kuvendi po shqyrton projektligjin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr formul\u00ebn e re t\u00eb llogaritjes s\u00eb tyre. Bordi i Shoqat\u00ebs Europiane t\u00eb Gjyqtar\u00ebve (EAJ) shprehet \u201cthell\u00ebsisht i shqet\u00ebsuar\u201d p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe akuzon ligjv\u00ebn\u00ebsin se po p\u00ebrpiqet t\u00eb anashkaloj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. \u00c7\u00ebshtja lidhet me vendimin nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. EAJ rikujton se Kushtetuesja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99958","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99958","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99958"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99958\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}