{"id":99951,"date":"2026-09-17T13:48:15","date_gmt":"2026-09-17T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/jo-ne-emrin-tim\/"},"modified":"2026-09-17T13:48:15","modified_gmt":"2026-09-17T13:48:15","slug":"jo-ne-emrin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/jo-ne-emrin-tim\/","title":{"rendered":"Jo n\u00eb emrin tim!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koha kalon, brezat nd\u00ebrrohen dhe e kaluara sa vjen dhe b\u00ebhet m\u00eb e larg\u00ebt, ka ende momente kur historia nuk duket si dicka q\u00eb e kemi l\u00ebn\u00eb pas. Ajo kthehet me emra, fotografi, flamuj, kujtime e madje, dhe me nj\u00eb vendim gjykate. E pik\u00ebrisht dje n\u00eb Hag\u00eb, historia na foli s\u00ebrish. Kosova u gjend edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e \u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpall\u00ebn fajtor\u00eb p\u00ebr disa krime lufte dhe u d\u00ebnuan p\u00ebrkat\u00ebsisht me 25, 18, 13 dhe 25 vite burg. Gjykata i gjeti p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, tortur\u00eb dhe vrasje n\u00eb raste t\u00eb vecuara, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr i shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit p\u00ebr munges\u00eb provash t\u00eb qen\u00ebsishme. K\u00ebtu nis dhe kontradikta e k\u00ebsaj gjykate speciale duke qen\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto akuza nd\u00ebrlidhen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn brenda k\u00ebtij konteksti.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb shpallesh i pafajsh\u00ebm p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit por nd\u00ebrkaq t\u00eb d\u00ebnohesh p\u00ebr vrasje e tortur\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse faktet apo provat nuk mjaftojn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb vendimet t\u00eb merren n\u00ebp\u00ebrmjet perceptimit, hamend\u00ebsis\u00eb apo dhe lobimit. E aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjykohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq indirekte historia e nj\u00eb populli.<\/p>\n<p>Sepse pas k\u00ebtij vendimi, q\u00ebndron nj\u00eb luft\u00eb, nj\u00eb brez, qindra- mijra familje q\u00eb kan\u00eb humbur njer\u00ebzit e tyre t\u00eb dashur e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ran\u00eb d\u00ebshmor\u00eb n\u00eb beteja t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Q\u00ebndron vet\u00eb Kosova. E asesi nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kapitull i mbyllur i nj\u00eb libri, por pjese e identitetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia ushqehet me prova. Historia ka nevoj\u00eb p\u00ebr kontekst nd\u00ebrsa kujtesa lyp identitet.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse ky trinom ngec diku, at\u00ebher\u00eb padrejt\u00ebsia z\u00eb vend.<\/p>\n<p>Historia e Kosov\u00ebs nuk nisi dje n\u00eb Hag\u00eb e as nuk mbaron aty. Ajo mbart mbi vete historin\u00eb shum\u00eb vjecare t\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb jetoi n\u00ebn represionin torturues t\u00eb regjimit t\u00eb Beogradit, vijoi me rezistencen e p\u00ebrgjat\u00eb viteve \u201990, e m\u00eb pas mori udh\u00eb me p\u00ebrshkall\u00ebzimin e konfliktit deri n\u00eb krijimin e UCK-s\u00eb. Nd\u00ebrhyrja e NATO-s ishte nd\u00ebrmarrja e fundit q\u00eb i dha nj\u00eb definicion politiko- historik, mbar\u00eb luft\u00ebs deri sa u kulmua me clirimin e nj\u00eb Kosove q\u00eb do t\u00eb merrte rrug\u00ebn drejt shtet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, UCK-ja ishte rezistenca fizikisht m\u00eb kryesore ndaj agresorit, andaj vendimi i Hag\u00ebs shkon p\u00ebrtej kat\u00ebr individ\u00ebve duke c\u00ebnuar ndjesh\u00ebm vet\u00eb historin\u00eb. Nj\u00eb histori jo aq triumfuese e nj\u00eb populli, por e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb mos zhdukej nga ku kish lindur. <\/p>\n<p>E k\u00ebtu na lind pyetja q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se nj\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Cfar\u00eb ndodh kur drejt\u00ebsia dhe kujtesa e nj\u00eb kombi p\u00ebrplasen?<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb fakt, me nj\u00eb popullsi t\u00eb p\u00ebrhershme, territor t\u00eb p\u00ebrcaktuar, qeveri dhe institucione moderne t\u00eb gatshme p\u00ebr raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Andaj nuk mundet asnj\u00eb aktgjykim apo gjykat\u00eb t\u00eb mund t\u00eb baltos\u00eb sakrificat apo t\u00eb l\u00ebkund\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb realiteti i djesh\u00ebm na u shfaq ndryshe sepse ne nuk dim\u00eb se cili do t\u00eb jet\u00eb hapi i rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dinamike, ku vlojn\u00eb interesat, drejt\u00ebsia mungon. Gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po e kuptojm\u00eb se udh\u00ebhiqemi nga raporti i forcave. Ndaj shqiptar\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb maksimalizojn\u00eb q\u00eb k\u00ebtej e tutje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre. Dhe kjo b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb tyre \u201cunison\u201c.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej folklorizmave apo d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht politika q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet diplomacis\u00eb, investimeve n\u00eb mbrojtje, rritjes n\u00eb ekonomi dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb stabilizuar, shteti rrit prestigjin e tij p\u00ebr t\u2018u b\u00ebr\u00eb faktor n\u00eb tryezat nd\u00ebrkomb\u00ebtare e jo vet\u00ebm si pjesmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>E ndoshta nga kjo dit\u00eb negative p\u00ebr ne si ajo e djeshmja, mund te nxjerrim dicka pozitive. Nj\u00eb mesazh q\u00eb peshon m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt e z. Smith. Q\u00eb bashkimi e uniteti t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja jon\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb kujtesa, e ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb lufta q\u00eb duhet t\u00eb fitojm\u00eb tani.<\/p>\n<p>Jo kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, por kund\u00ebr harres\u00ebs. Prandaj sot, duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komb, i cili ende nuk ka m\u00ebsuar si t\u00eb jetoj\u00eb me paqen pas nj\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Lufta \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb sepse armiku q\u00eb ke p\u00ebrball\u00eb shihet qart\u00eb. Por n\u00eb paqe shpesh ai nuk ka uniforme, sepse vjen n\u00ebp\u00ebrmjet ndarjes politike, algoritmit n\u00eb rrjete sociale apo manipulimit ndaj shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcarje.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb parti, gjykat\u00eb apo qeveri nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb. Sepse kombi mbetet kur t\u00eb gjitha k\u00ebto largohen. E ndoshta pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pas shum\u00eb vitesh nuk do t\u00eb jet\u00eb kush fitoi dje n\u00eb Hag\u00eb, por se si shqiptar\u00ebt luftuan p\u00ebr t\u00eb ruajtur historin\u00eb e tyre pa e kthyer at\u00eb n\u00eb urrejtje.<\/p>\n<p>Sepse mund t\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb historia, mund t\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb drejt\u00ebsia, mund t\u00eb na gjykojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt- por ne nuk duhet t\u00eb gjykojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin deri n\u00eb pik\u00ebn sa t\u00eb harrojme se jemi i nj\u00ebjti popull, i nj\u00ebjti komb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe beteja vazhdon.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koha kalon, brezat nd\u00ebrrohen dhe e kaluara sa vjen dhe b\u00ebhet m\u00eb e larg\u00ebt, ka ende momente kur historia nuk duket si dicka q\u00eb e kemi l\u00ebn\u00eb pas. Ajo kthehet me emra, fotografi, flamuj, kujtime e madje, dhe me nj\u00eb vendim gjykate. E pik\u00ebrisht dje n\u00eb Hag\u00eb, historia na [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99951","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99951","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99951\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}