{"id":99909,"date":"2026-09-17T08:48:17","date_gmt":"2026-09-17T08:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/nga-torturat-te-vrasja-e-96-personave-pse-i-denoi-haga-kater-ish-kreret-e-uck-se\/"},"modified":"2026-09-17T08:48:17","modified_gmt":"2026-09-17T08:48:17","slug":"nga-torturat-te-vrasja-e-96-personave-pse-i-denoi-haga-kater-ish-kreret-e-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/nga-torturat-te-vrasja-e-96-personave-pse-i-denoi-haga-kater-ish-kreret-e-uck-se\/","title":{"rendered":"Nga torturat te vrasja e 96 personave\/ Pse i d\u00ebnoi Haga kat\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pas gati gjasht\u00eb vitesh n\u00eb paraburgim dhe m\u00eb shum\u00eb se tre vitesh proces gjyq\u00ebsor, Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb shpall\u00ebn aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ndaj kat\u00ebr ish-drejtuesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Hashim Tha\u00e7i dhe Jakup Krasniqi u d\u00ebnuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.<\/p>\n<p>Gjykata i shpalli t\u00eb kat\u00ebrt fajtor\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr krime lufte: ndalim arbitrar ose t\u00eb paligjsh\u00ebm, trajtim mizor, tortur\u00eb dhe vrasje t\u00eb paligjshme. Por nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme e aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Specializuar nuk u provua. T\u00eb kat\u00ebrt u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Ky dallim \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar vendimin. Prokuroria i kishte akuzuar Tha\u00e7in, Veselin, Selimin dhe Krasniqin p\u00ebr gjasht\u00eb krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, p\u00ebrndjekje, burgosje, akte t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, tortur\u00eb, vrasje dhe zhdukje me forc\u00eb, si dhe p\u00ebr kat\u00ebr krime lufte. Trupi gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Prokuroria nuk provoi nj\u00eb nga kushtet juridike themelore p\u00ebr kategorin\u00eb e par\u00eb: ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb sulmi t\u00eb p\u00ebrhapur kund\u00ebr popullat\u00ebs civile.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb sulmi t\u00eb p\u00ebrhapur kund\u00ebr popullat\u00ebs civile si kusht p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se ishte kryer ky sulm i p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u201d, deklaroi kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith.<\/p>\n<p>Pra, gjykata nuk pranoi tez\u00ebn e Prokuroris\u00eb se faktet e provuara plot\u00ebsonin kriteret juridike p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Por kjo nuk rr\u00ebzoi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. T\u00eb nj\u00ebjtat prova u vler\u00ebsuan ve\u00e7mas sipas s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs dhe trupi gjykues konstatoi se ishin kryer kat\u00ebr kategori krimesh lufte.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, nd\u00ebrmjet prillit 1998 dhe qershorit 1999, 385 persona q\u00eb nuk merrnin pjes\u00eb aktive n\u00eb luftime u ndaluan arbitrarisht n\u00eb 14 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb qendra ndalimi t\u00eb lidhura me U\u00c7K-n\u00eb. Mes tyre kishte shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb dyshuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me LDK, ose kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, serb\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Gjykata tha se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre u arrestuan n\u00eb sht\u00ebpi ose n\u00eb rrug\u00eb, u mbajt\u00ebn t\u00eb lidhur, u rrah\u00ebn dhe u keqtrajtuan, nd\u00ebrsa n\u00eb disa raste ndalimi bazohej vet\u00ebm n\u00eb dyshime apo thashetheme.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb prej t\u00eb ndaluarve ishin t\u00eb lidhur me zinxhir\u00eb. Nd\u00ebr ta kishte m\u00ebsues, bujq, si edhe n\u00eb disa raste gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Nuk ka prova q\u00eb ndonj\u00ebri prej tyre t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale apo n\u00eb aktivitete q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb. Viktimat u mbajt\u00ebn n\u00eb ndalim mbi baz\u00ebn e thashethemeve\u201d, tha Smith gjat\u00eb leximit t\u00eb aktgjykimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb e vendimit lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si u trajtuan t\u00eb ndaluarit. Sipas gjykat\u00ebs, n\u00eb qendrat e ndalimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri u krijuan kushte \u00e7njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa personat e ndaluar iu n\u00ebnshtruan dhun\u00ebs fizike dhe psikologjike.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues konstatoi se shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb i keqtrajtuan fizikisht personat e ndaluar. N\u00eb disa raste, t\u00eb ndaluarit detyroheshin t\u00eb rrihnin nj\u00ebri-tjetrin. An\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb u shkaktuan t\u00eb ndaluarve edhe vuajtje psikologjike dhe, n\u00eb shum\u00eb qendra ndalimi, atyre u thuhej se do t\u00eb vriteshin\u201d, deklaroi Smith.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrshkrimin e provave p\u00ebr torturat, gjykata tha se disa prej t\u00eb ndaluarve u rrah\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa nuk mund t\u00eb q\u00ebndronin m\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebsuan d\u00ebmtime t\u00eb r\u00ebnda fizike. Sipas gjetjeve t\u00eb paraqitura gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, disa viktimave serbe iu shkul\u00ebn thonjt\u00eb dhe iu thyen gjymtyr\u00ebt. Disa prej t\u00eb mbijetuarve, tha gjykata, vuajn\u00eb ende nga dhimbjet dhe pasojat fizike e psikologjike t\u00eb keqtrajtimit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht mbi k\u00ebto prova, trupi gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Prokuroria provoi krimet e luft\u00ebs t\u00eb trajtimit mizor dhe tortur\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ishte akuza p\u00ebr vrasje. Gjykata konstatoi se nd\u00ebrmjet prillit 1998 dhe qershorit 1999, n\u00eb 12 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb rreth n\u00eb Shqip\u00ebri, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kryen veprime q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vdekjen e 96 personave q\u00eb nuk merrnin pjes\u00eb aktive n\u00eb luftime.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues konstatoi se, nd\u00ebrmjet prillit t\u00eb vitit 1998 dhe qershorit t\u00eb vitit 1999, n\u00eb 12 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb rreth n\u00eb Shqip\u00ebri, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kryen veprime q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vrasjen e 96 personave q\u00eb nuk merrnin pjes\u00eb aktive n\u00eb luftime\u201d, u tha gjat\u00eb leximit t\u00eb aktgjykimit.<\/p>\n<p>Por vendimi nuk u mb\u00ebshtet vet\u00ebm te konstatimi se krimet ndodh\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar kat\u00ebr ish-drejtuesit, gjykata duhej t\u00eb p\u00ebrcaktonte edhe lidhjen e tyre individuale me k\u00ebto krime.<\/p>\n<p>Trupi gjykues pranoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb tez\u00ebn e Prokuroris\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminal. Sipas gjykat\u00ebs, Tha\u00e7i, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin si pjes\u00eb t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb tyre sh\u00ebnjestrimin e personave q\u00eb konsideroheshin kund\u00ebrshtar\u00eb ose penges\u00eb p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrupi Gjykues konstatoi se t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kishin t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim se element\u00eb ky\u00e7 t\u00eb strategjis\u00eb p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimeve ishin sh\u00ebnjestrimi, eliminimi ose neutralizimi i personave q\u00eb konsideroheshin penges\u00eb\u201d, tha Smith.<\/p>\n<p>Gjykata b\u00ebri edhe dallimin mes p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb si organizat\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve. N\u00eb fillim t\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, Smith theksoi se procesi nuk ishte nj\u00eb gjykim mbi luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb apo mbi pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00e7\u00ebshtje nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me past\u00ebrtin\u00eb e luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Kosov\u00ebn e pavarur\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, gjykata konstatoi se ai ishte nj\u00eb nga figurat ky\u00e7e n\u00eb formulimin dhe zbatimin e q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminal. Sipas trupit gjykues, Tha\u00e7i inkurajoi politik\u00ebn kund\u00ebr personave t\u00eb konsideruar kund\u00ebrshtar\u00eb, kishte dijeni p\u00ebr krime t\u00eb kryera dhe nuk nd\u00ebrmori masa p\u00ebr t\u2019i parandaluar ose nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Por gjykata shkoi edhe m\u00eb tej, duke e lidhur Tha\u00e7in drejtp\u00ebrdrejt me episode konkrete. Nj\u00eb prej tyre ishte rasti i Behajdin Halla\u00e7it, i cili sipas gjykat\u00ebs u mor n\u00eb pranga nga Tha\u00e7i dhe Veseli dhe m\u00eb pas u zhduk.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 11 qershor 1998, Behajdin Halla\u00e7i shkoi n\u00eb shtabin e U\u00c7K-s\u00eb. Tha\u00e7i dhe Veseli e mor\u00ebn Behajdin Halla\u00e7in n\u00eb pranga. Ai nuk u pa m\u00eb kurr\u00eb dhe trupi gjykues \u00ebsht\u00eb i bindur se ai u vra\u201d, deklaroi Smith.<\/p>\n<p>Gjykata pretendoi gjithashtu se pas luft\u00ebs Tha\u00e7i dhe Veseli tentuan t\u00eb nd\u00ebrhynin te familja e Halla\u00e7it: \u201cP\u00ebr t\u00eb fshehur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, personat n\u00eb fjal\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn masa t\u00eb ndryshme. Pas luft\u00ebs, Tha\u00e7i dhe Veseli u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i jepnin ryshfet familjes s\u00eb tij, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga k\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Ky rast ishte nj\u00eb prej elementeve mbi t\u00eb cilat trupi gjykues mb\u00ebshteti p\u00ebrfundimin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb Tha\u00e7it. Sipas gjykat\u00ebs, ai kishte dijeni p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm krimesh, ve\u00e7an\u00ebrisht keqtrajtime dhe vrasje, por nuk nd\u00ebrmori masa p\u00ebr parandalimin apo nd\u00ebshkimin e tyre. Tha\u00e7i mori d\u00ebnimin e nj\u00ebsuar prej 25 vjet\u00ebsh burg.<\/p>\n<p>P\u00ebr Jakup Krasniqin, gjykata vler\u00ebsoi se ai p\u00ebrdori pozicionin e tij si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i U\u00c7K-s\u00eb dhe komunikatat publike p\u00ebr t\u00eb promovuar politik\u00ebn e sh\u00ebnjestrimit t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve. Trupi gjykues tha se Krasniqi kishte dijeni p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr krimesh, por nuk nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u2019i parandaluar apo nd\u00ebshkuar. Edhe Krasniqi u d\u00ebnua me 25 vjet burg.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kadri Veselin, gjykata konstatoi se ai luajti rol ky\u00e7 n\u00eb identifikimin dhe neutralizimin e personave q\u00eb konsideroheshin t\u00eb dyshimt\u00eb ose kund\u00ebrshtar\u00eb dhe se kontribuoi n\u00eb zbatimin e q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Edhe Veseli u lidh nga gjykata me rastin Halla\u00e7i, nd\u00ebrsa trupi gjykues tha se ai \u201cmori pjes\u00eb dhe inkurajoi krimet\u201d. Veseli u d\u00ebnua me 18 vjet burg.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Rexhep Selimin, gjykata konstatoi se pozita e tij institucionale i jepte m\u00eb pak pushtet sesa tre t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb, por se ai kishte dijeni p\u00ebr ndalimet, keqtrajtimet dhe vrasjet, mori pjes\u00eb n\u00eb disa episode dhe nuk nd\u00ebrmori masa p\u00ebr parandalimin ose nd\u00ebshkimin e krimeve. Sipas vendimit, Selimi mori pjes\u00eb edhe n\u00eb arrestimin e 13 personave n\u00eb Qirez. Ai mori d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt mes kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve, 13 vjet burg.<\/p>\n<p>Vendimi i Hag\u00ebs krijoi nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb mes dy tezave kryesore t\u00eb aktakuz\u00ebs. Gjykata nuk pranoi se Prokuroria kishte provuar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb sulmi t\u00eb p\u00ebrhapur ndaj popullat\u00ebs civile dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, i shpalli t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Por ajo konstatoi se ishin provuar krime konkrete t\u00eb kryera gjat\u00eb konfliktit, ndalim arbitrar, trajtim mizor, tortur\u00eb dhe vrasje, si edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e kat\u00ebr ish-drejtuesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb lidhje me to.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas gati gjasht\u00eb vitesh n\u00eb paraburgim dhe m\u00eb shum\u00eb se tre vitesh proces gjyq\u00ebsor, Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb shpall\u00ebn aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ndaj kat\u00ebr ish-drejtuesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Hashim Tha\u00e7i dhe Jakup Krasniqi u d\u00ebnuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99909","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99909\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}