{"id":99896,"date":"2026-09-17T07:48:14","date_gmt":"2026-09-17T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/media-franceze-shqiperia-mes-transformimit-modern-dhe-nje-trashegimie-te-pasur-kulturore\/"},"modified":"2026-09-17T07:48:14","modified_gmt":"2026-09-17T07:48:14","slug":"media-franceze-shqiperia-mes-transformimit-modern-dhe-nje-trashegimie-te-pasur-kulturore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/17\/media-franceze-shqiperia-mes-transformimit-modern-dhe-nje-trashegimie-te-pasur-kulturore\/","title":{"rendered":"Media franceze: Shqip\u00ebria, mes transformimit modern dhe nj\u00eb trash\u00ebgimie t\u00eb pasur kulturore"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb Mesdheut, fal\u00eb nd\u00ebrthurjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike, qyteteve karakteristike, natyr\u00ebs dhe zhvillimeve moderne, sipas nj\u00eb artikulli t\u00eb botuar n\u00eb median franceze TourMaG.com.<\/p>\n<p>Nga Tirana dhe Kruja, te Shkodra e Durr\u00ebsi, vendi ofron nj\u00eb udh\u00ebtim mes historis\u00eb dhe modernitetit, nd\u00ebrsa investimet e reja po i japin nj\u00eb tjet\u00ebr dimension turizmit shqiptar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e veriut: Kultur\u00eb dhe modernitet<\/p>\n<p>Nj\u00eb trash\u00ebgimi e pasur dhe nj\u00eb destinacion q\u00eb po ndryshon me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>E pozicionuar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb rajonit mesdhetar t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Ballkanit, Shqip\u00ebria, nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite ishte i izoluar, \u00ebsht\u00eb hapur prej disa vitesh ndaj turizmit.<\/p>\n<p>Infrastruktura dhe sh\u00ebrbimet turistike po p\u00ebrshtaten gradualisht me k\u00ebrkesat e vizitor\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kryeqyteti, Tirana, deri n\u00eb veri dhe n\u00eb zonat bregdetare, vendi nd\u00ebrthur gjurm\u00ebt e historis\u00eb me investimet dhe zhvillimet e reja.<\/p>\n<p>Tirana, nj\u00eb kryeqytet mes historis\u00eb dhe modernitetit<\/p>\n<p>Tirana, me rreth 900 mij\u00eb banor\u00eb, pothuajse nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeqytet me pamje dhe stile t\u00eb ndryshme arkitekturore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesave moderniste t\u00eb viteve 1930 dhe atyre t\u00eb periudh\u00ebs komuniste, t\u00eb nd\u00ebrtuara pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, u jan\u00eb shtuar nd\u00ebrtesa moderne dhe futuriste, q\u00eb synojn\u00eb ta p\u00ebrfshijn\u00eb kryeqytetin n\u00eb zhvillimet arkitekturore t\u00eb shekullit XXI.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb peizazh arkitekturor i larmish\u00ebm, ku nd\u00ebrthuren periudha dhe stile t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit ndodhet Sheshi Sk\u00ebnderbej, sheshi kryesor dhe k\u00ebmb\u00ebsor i Tiran\u00ebs, kushtuar heroit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu paraqitet edhe p\u00ebrmes monumentit t\u00eb tij t\u00eb njohur mbi kal\u00eb.<\/p>\n<p>Pran\u00eb sheshit gjenden Muzeu Historik Komb\u00ebtar, me mozaikun e madh n\u00eb fasad\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb vitet 1980, Pallati i Kultur\u00ebs, i nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1963, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, e vitit 1938, si dhe Xhamia e Et\u2019hem Beut, e nd\u00ebrtuar n\u00eb fund t\u00eb shekullit XVIII.<\/p>\n<p>K\u00ebto nd\u00ebrtesa historike bashk\u00ebjetojn\u00eb me struktura t\u00eb reja, si hoteli \u201cInterContinental\u201d dhe kulla moderne \u201cTirana\u2019s Rock\u201d, silueta e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb projektuar n\u00eb form\u00ebn e fytyr\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>Periudha e err\u00ebt e diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs mund t\u00eb njihet p\u00ebrmes Sht\u00ebpis\u00eb me Gjethe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa, e cila dikur ishte selia e Sigurimit t\u00eb Shtetit, sot sh\u00ebrben si muze dhe dokumenton sistemin e represionit, survejimit dhe propagand\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrdorur nga shteti shqiptar gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje, vizitor\u00ebt mund t\u00eb shijojn\u00eb atmosfer\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kuzhin\u00ebn shqiptare n\u00eb baret dhe restorantet e shumta t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri dhe Bllokut, dy zona t\u00eb njohura p\u00ebr jet\u00ebn e nat\u00ebs dhe aktivitetin social.<\/p>\n<p>Kruja dhe Kalaja e Sk\u00ebnderbeut<\/p>\n<p>Rreth 40 kilometra n\u00eb veri t\u00eb kryeqytetit ndodhet Kruja, nj\u00eb qytet q\u00eb t\u00ebrheq vizitor\u00ebt edhe p\u00ebr pozicionin e tij n\u00eb shpatet e malit.<\/p>\n<p>Kalaja e Kruj\u00ebs lidhet ngusht\u00eb me historin\u00eb e Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut, i cili n\u00eb shekullin XV udh\u00ebhoqi rezistenc\u00ebn shqiptare kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Kalaja, e rind\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1980, p\u00ebrfshin nj\u00eb muze t\u00eb madh, kushtuar Sk\u00ebnderbeut dhe ofron pamje t\u00eb bukura drejt detit Adriatik.<\/p>\n<p>Kruja \u00ebsht\u00eb gjithashtu e njohur p\u00ebr Pazarin e Vjet\u00ebr, ku disa artizan\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb me metoda tradicionale, k\u00ebpuc\u00eb dhe artikuj prej shajaku, p\u00ebrfshir\u00eb edhe veshje tradicionale p\u00ebr kok\u00ebn.<\/p>\n<p>Shkodra dhe Muzeu Komb\u00ebtar i Fotografis\u00eb \u201cMarubi\u201d<\/p>\n<p>Rreth 80 kilometra m\u00eb n\u00eb veri ndodhet Shkodra, nj\u00eb qytet me rreth 150 mij\u00eb banor\u00eb, i vendosur rreth 30 kilometra larg detit Adriatik.<\/p>\n<p>Qyteti ndodhet pran\u00eb Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, i cili shtrihet n\u00eb kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Shkodra ofron dy pika kryesore interesi.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb Kalaja e Rozaf\u00ebs, e nd\u00ebrtuar n\u00eb shekullin XIV dhe e lidhur me periudh\u00ebn veneciane.<\/p>\n<p>Rr\u00ebnojat e saj shtrihen n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodre dhe ofrojn\u00eb pamje t\u00eb gjera mbi qytetin dhe liqenin.<\/p>\n<p>E dyta \u00ebsht\u00eb qendra e qytetit, ve\u00e7an\u00ebrisht rrug\u00ebt Kol\u00eb Idromeno dhe G\u2019juhadol, t\u00eb njohura p\u00ebr sh\u00ebtitoret, kafenet\u00eb dhe tarracat e shumta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb Muzeu Komb\u00ebtar i Fotografis\u00eb \u201cMarubi\u201d, i cili ruan nj\u00eb koleksion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fotografish, q\u00eb dokumentojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare p\u00ebrmes disa brezave t\u00eb familjes Marubi.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi, qyteti antik pran\u00eb detit<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjer\u00ebsi gjeografike me Tiran\u00ebn ndodhet Durr\u00ebsi, qyteti i dyt\u00eb m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb, Durr\u00ebsi ka qen\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme n\u00ebn ndikimin e qytet\u00ebrimeve dhe fuqive t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb grek\u00ebt, romak\u00ebt, bizantin\u00ebt, anzhuin\u00ebt, venecian\u00ebt dhe osman\u00ebt.<\/p>\n<p>Qyteti ka qen\u00eb gjithashtu nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rrug\u00ebt tregtare q\u00eb lidhnin Lindjen me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Historia e Durr\u00ebsit mund t\u00eb zbulohet ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes trash\u00ebgimis\u00eb arkeologjike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr monumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb Amfiteatri Romak, i cili dikur mund t\u00eb priste rreth 15 mij\u00eb spektator\u00eb dhe sot ndodhet i rrethuar nga nd\u00ebrtesat e qytetit modern.<\/p>\n<p>Vizitor\u00ebt mund t\u00eb shohin gjithashtu gjurm\u00ebt e mureve t\u00eb lashta mbrojt\u00ebse dhe Muzeun Arkeologjik, i cili paraqet d\u00ebshmi dhe objekte nga periudhat e ndryshme historike t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi, n\u00eb zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb turistik<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi po p\u00ebrjeton nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm turistik.<\/p>\n<p>Qyteti lidhet me Italin\u00eb dhe portin e Barit p\u00ebrmes linjave t\u00eb shumta t\u00eb trageteve.<\/p>\n<p>Sipas artikullit, Durr\u00ebsi pritet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb marin\u00eb t\u00eb re, nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen hotele t\u00eb reja p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb dini para se t\u00eb udh\u00ebtoni n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mund t\u00eb arrihet nga Parisi n\u00eb Tiran\u00eb me fluturim direkt, me nj\u00eb koh\u00eb udh\u00ebtimi prej rreth 2 or\u00eb e 40 minuta.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, vizitor\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrdorin pasaport\u00ebn ose kart\u00ebn e identitetit, n\u00ebse dokumenti \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Monedha zyrtare e vendit \u00ebsht\u00eb leku shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shijuar temperatura m\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur fluksin e madh t\u00eb turist\u00ebve gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, artikulli rekomandon udh\u00ebtimin n\u00eb pranver\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb maj dhe qershor, ose n\u00eb fillim t\u00eb vjesht\u00ebs, n\u00eb shtator dhe tetor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb Mesdheut, fal\u00eb nd\u00ebrthurjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike, qyteteve karakteristike, natyr\u00ebs dhe zhvillimeve moderne, sipas nj\u00eb artikulli t\u00eb botuar n\u00eb median franceze TourMaG.com. Nga Tirana dhe Kruja, te Shkodra e Durr\u00ebsi, vendi ofron nj\u00eb udh\u00ebtim mes historis\u00eb dhe modernitetit, nd\u00ebrsa investimet e reja po i japin nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99896","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99896\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}