{"id":99847,"date":"2026-09-16T13:48:25","date_gmt":"2026-09-16T13:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/16\/hashim-sot-po-te-shkruaj-si-mik\/"},"modified":"2026-09-16T13:48:25","modified_gmt":"2026-09-16T13:48:25","slug":"hashim-sot-po-te-shkruaj-si-mik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/16\/hashim-sot-po-te-shkruaj-si-mik\/","title":{"rendered":"Hashim, sot po t\u00eb shkruaj si mik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu\/<\/p>\n<p>Hashim,<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1997 Serbia t\u00eb d\u00ebnoi me dhjet\u00eb vjet burgim n\u00eb munges\u00eb. Sot nj\u00eb gjykat\u00eb e krijuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rendit juridik t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb d\u00ebnoi me nj\u00ebzet e pes\u00eb. Midis k\u00ebtyre dy vendimeve ndodhet e gjith\u00eb historia e Kosov\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00ebnyra si u rr\u00ebfye sot ajo histori m\u00eb dhemb pothuajse po aq sa vet\u00eb d\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Nuk po i barazoj k\u00ebto dy gjykata dhe as dy proceset. Do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb dhe juridikisht e pasakt\u00eb. Por nuk mund ta shmang pesh\u00ebn e k\u00ebtij paradoksi. Serbia t\u00eb d\u00ebnoi at\u00ebher\u00eb sepse t\u00eb konsideronte pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizjeje q\u00eb luftonte kund\u00ebr saj. Gjykata e sotme thot\u00eb se nuk po gjykon q\u00ebllimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por krimet q\u00eb, sipas saj, jan\u00eb kryer gjat\u00eb rrug\u00ebs drejt atij q\u00ebllimi. Megjithat\u00eb, m\u00ebnyra si u shqiptua aktgjykimi sot e la p\u00ebr mua nj\u00eb ndjesi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Duke ndar\u00eb formalisht lirin\u00eb nga krimet, rr\u00ebfimi e afroi aq shum\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare me konceptin e nd\u00ebrmarrjes kriminale, sa n\u00eb disa momente dukej sikur vet\u00eb rruga drejt liris\u00eb po vihej n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk mund ta pranoj.<\/p>\n<p>Sot Gjykata t\u00eb d\u00ebnoi me 25 vjet burgim p\u00ebr krime lufte. T\u00eb shpalli fajtor p\u00ebr vrasje, tortur\u00eb, trajtim mizor dhe ndalim t\u00eb paligjsh\u00ebm, nd\u00ebrsa nuk t\u00eb shpalli fajtor p\u00ebr gjasht\u00eb akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Vendimi \u00ebsht\u00eb i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe beteja juridike vazhdon me t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit.<\/p>\n<p>Nuk dua ta diskutoj sot mas\u00ebn e d\u00ebnimit. Nuk dua t\u00eb b\u00ebhem as avokat, as prokuror dhe as gjyqtar i nj\u00eb procesi q\u00eb ka zgjatur me vite. Ka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb, torturuar dhe mbajtur t\u00eb ndaluar, ka familje q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi dhe \u00e7do viktim\u00eb meriton emrin, dinjitetin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e saj. P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb krim duhet t\u00eb provohet dhe t\u00eb mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale.<\/p>\n<p>Por pas asaj q\u00eb d\u00ebgjova sot, nuk mund t\u00eb hesht p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. M\u00eb shqet\u00ebsoi gjuha me t\u00eb cil\u00ebn u tregua lufta, m\u00ebnyra si u nd\u00ebrtua rr\u00ebfimi dhe m\u00ebnyra si p\u00ebrgjegj\u00ebsia e individ\u00ebve u vendos brenda nj\u00eb portreti shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb shqiptimit t\u00eb vendimit gjykata b\u00ebri, n\u00eb thelb, nj\u00eb ndarje q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ajo nuk mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjykonte n\u00ebse q\u00ebllimi p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ishte i mir\u00eb apo i keq, por tha se gjat\u00eb rrug\u00ebs drejt atij q\u00ebllimi ishin kryer krime, tortura dhe ndalime, dhe se t\u00eb akuzuarit kishin vepruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale q\u00eb synonte kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe njer\u00ebzit e perceptuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Gjykata nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk gjeti t\u00eb provuar pragun juridik p\u00ebr gjasht\u00eb akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb problemi im me rr\u00ebfimin q\u00eb d\u00ebgjova sot. Juridikisht mund t\u00eb thuhet se q\u00ebllimi politik p\u00ebr pavar\u00ebsi ndahet nga krimet q\u00eb kryhen gjat\u00eb rrug\u00ebs. Por kur m\u00eb pas komunikatat, strukturat e siguris\u00eb, organizimi politik, burgjet, drejtuesit, kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe veprimtaria e nj\u00eb l\u00ebvizjeje vendosen p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra brenda nj\u00eb tregimi kriminal, kufiri nd\u00ebrmjet p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale dhe p\u00ebrshkrimit t\u00eb karakterit t\u00eb luft\u00ebs b\u00ebhet shum\u00eb i holl\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kund\u00ebrshtoj t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb gjykate p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb nj\u00eb lufte p\u00ebr pavar\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb krim. Krimi mbetet krim edhe kur q\u00ebllimi politik \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb. Por nuk mund ta pranoj q\u00eb krimi t\u00eb b\u00ebhet shpjegimi kryesor i rrug\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs drejt liris\u00eb.<\/p>\n<p>U\u00c7K nuk lindi p\u00ebr t\u00eb burgosur shqiptar\u00eb, nuk lindi p\u00ebr t\u00eb torturuar njer\u00ebz dhe nuk lindi si projekt kriminal. Ajo lindi pas viteve t\u00eb represionit shtet\u00ebror serb, heqjes s\u00eb autonomis\u00eb, largimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga institucionet, burgosjeve politike dhe dhun\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdorej si mjet shtet\u00ebror. Kur lufta u b\u00eb e hapur, ajo dhun\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb vrasje, d\u00ebbime dhe shkat\u00ebrrime t\u00eb m\u00ebdha. Tribunalet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb konstatuar m\u00eb pas p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb p\u00ebr d\u00ebbime t\u00eb dhunshme, vrasje dhe krime t\u00eb tjera kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>NATO nuk nd\u00ebrhyri sepse U\u00c7K po nd\u00ebrtonte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje kriminale. Nd\u00ebrhyrja erdhi pas d\u00ebshtimit t\u00eb diplomacis\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb katastrofe humanitare q\u00eb Per\u00ebndimi e lidhte me politik\u00ebn e represionit dhe dhun\u00ebs s\u00eb forcave t\u00eb Beogradit. Ky kontekst nuk e fal asnj\u00eb krim t\u00eb kryer nga pala shqiptare. Por pa k\u00ebt\u00eb kontekst nuk mund t\u00eb shkruhet ndershm\u00ebrisht historia e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsoi sot. Jo fakti q\u00eb gjykata p\u00ebrshkroi krime q\u00eb tha se i kishte provuar. M\u00eb shqet\u00ebsoi m\u00ebnyra si ato krime u vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb, n\u00eb shum\u00eb momente, i dha gjith\u00eb luft\u00ebs nj\u00eb kontekst kriminal dhe e la pothuajse jasht\u00eb arsyen pse ajo luft\u00eb kishte filluar.<\/p>\n<p>Un\u00eb at\u00eb luft\u00eb nuk e kam m\u00ebsuar pas tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh. E kam jetuar. Kam qen\u00eb brenda saj si gazetar dhe si d\u00ebshmitar. Kam njohur protagonist\u00ebt, kam par\u00eb gabime, konflikte, arbitraritet, vendime t\u00eb k\u00ebqija dhe njer\u00ebz q\u00eb nuk duhej t\u00eb prekeheshin. Nuk kam nevoj\u00eb q\u00eb askush t\u00eb m\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se lufta prodhon edhe krime.<\/p>\n<p>Por kam par\u00eb edhe nj\u00eb popull q\u00eb po p\u00ebrpiqej t\u00eb dilte nga Serbia. Kam par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk e dinin n\u00ebse do t\u00eb jetonin deri t\u00eb nes\u00ebrmen. Kam par\u00eb fshatra q\u00eb boshatiseshin dhe njer\u00ebz q\u00eb largoheshin nga sht\u00ebpit\u00eb. Kam par\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb armatosur q\u00eb ishte krijuar sepse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e nj\u00eb brezi kishte humbur besimin se liria mund t\u00eb vinte vet\u00ebm duke pritur.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe nuk mund t\u00eb hiqet nga historia vet\u00ebm sepse nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj sot nuk e kund\u00ebrshtoj gjykat\u00ebn p\u00ebr faktin se ka gjykuar individ\u00eb p\u00ebr krime. E kund\u00ebrshtoj gjuh\u00ebn kur ajo kalon nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale n\u00eb nj\u00eb portret historik t\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr njer\u00ebz mund t\u00eb d\u00ebnohen. Historia e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb d\u00ebnohet bashk\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu fillon pjesa ime me ty.<\/p>\n<p>T\u00eb kam njohur shum\u00eb p\u00ebrpara se emri yt t\u00eb lidhej me Presidenc\u00ebn, Kryeministrin\u00eb apo Hag\u00ebn. T\u00eb kam njohur kur ishe pjes\u00eb e nj\u00eb brezi q\u00eb kishte humbur besimin se Kosova mund t\u00eb priste pafund. Kishe ardhur nga Drenica, nga nj\u00eb familje ku historia e rezistenc\u00ebs ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs dhe ku burgu politik dhe m\u00ebrgimi nuk ishin nocione abstrakte. Prind\u00ebrit e tu kishin dashur t\u00eb b\u00ebheshe mjek. Ti zgjodhe historin\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u b\u00ebre pjes\u00eb e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Kalove kufij, organizove njer\u00ebz, arm\u00eb dhe furnizime n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7do kalim ishte rrezik real. Ke rr\u00ebfyer p\u00ebr karvan\u00eb luft\u00ebtar\u00ebsh, p\u00ebr kuaj t\u00eb ngarkuar me armatim dhe p\u00ebr furnizime q\u00eb futeshin n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebp\u00ebr male.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb asnj\u00ebri nuk kishte garanci p\u00ebr fundin. NATO nuk ishte nj\u00eb premtim i sigurt. Mbijetesa e U\u00c7K nuk ishte e sigurt. Largimi i Serbis\u00eb nuk ishte i sigurt dhe pavar\u00ebsia ishte ende nj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb cilin duhej luftuar politikisht dhe ushtarakisht. Njer\u00ebzit q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb at\u00eb luft\u00eb nuk e dinin si do t\u00eb p\u00ebrfundonte ajo.<\/p>\n<p>Rambujeja ishte nj\u00eb nga momentet kur jeta jote ndryshoi p\u00ebrfundimisht. Brenda pak dit\u00ebsh amerikan\u00ebt dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kuptuan se pa p\u00ebrgjigjen t\u00ebnde marr\u00ebveshja nuk mund t\u00eb ecte. James Rubin dhe Christopher Hill t\u00eb shihnin si njeriun ky\u00e7 t\u00eb delegacionit dhe presioni mbi ty u b\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Madeleine Albright t\u00eb fliste p\u00ebr paqen, p\u00ebr transformimin e U\u00c7K dhe p\u00ebr kalimin nga lufta n\u00eb politik\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb ishte Amerika dhe nga ana tjet\u00ebr ishin njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt kishe hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe q\u00eb nuk ishin gati t\u00eb pranonin leht\u00eb \u00e7armatosjen dhe transformimin. Dokumentet e asaj kohe tregojn\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb mbi nj\u00eb njeri rreth t\u00eb tridhjetave, i cili duhej t\u00eb merrte nj\u00eb vendim q\u00eb mund t\u00eb ndryshonte drejtimin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ti k\u00ebrkove dy jav\u00eb. Doje t\u00eb ktheheshe, t\u00eb flisje me njer\u00ebzit e luft\u00ebs dhe t\u2019u shpjegoje se n\u00ebnshkrimi nuk ishte domosdoshm\u00ebrisht fundi i q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin kishin luftuar. Dokumenti i Rambouillet regjistroi pranimin n\u00eb parim, konsultimin me strukturat politike dhe ushtarake dhe kthimin p\u00ebr n\u00ebnshkrim.<\/p>\n<p>Pastaj u ktheve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebp\u00ebr male. Dy tentativa d\u00ebshtuan dhe vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb tret\u00ebn arrite ta kaloje kufirin. Kur po ktheheshe, nuk ishe m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga njer\u00ebzit e U\u00c7K. Po ktheheshe si drejtues politik, mbi t\u00eb cilin tashm\u00eb r\u00ebndonte nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb vinte.<\/p>\n<p>Kur filluan bombardimet e NATO, Wesley Clark t\u00eb kishte pyetur sa gjat\u00eb mund t\u00eb mbijetonte U\u00c7K. Ti i ishe p\u00ebrgjigjur se do t\u00eb mbijetonte n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb. Por ajo q\u00eb erdhi m\u00eb pas ishte periudha m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e luft\u00ebs, me eksod, vrasje, zhvendosje dhe nj\u00eb struktur\u00eb ushtarake q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb mbijetonte n\u00ebn presionin e forcave serbe.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 qershor 1999 u ktheve drejt Kosov\u00ebs me helikopter. N\u00eb librin ton\u00eb ka nj\u00eb pamje q\u00eb m\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje. Rrije dhe shikoje nga dritarja tok\u00ebn posht\u00eb teje. Kishin kaluar vet\u00ebm pak vite nga dita kur kishe l\u00ebn\u00eb Zvicr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb luft\u00eb, nd\u00ebrsa tani po hyje n\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb ku forcat serbe po largoheshin. Shum\u00eb prej atyre q\u00eb kishin nisur at\u00eb rrug\u00eb nuk kishin arritur ta shihnin at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj erdhi politika. Ajo kishte fitore, humbje, gabime dhe kompromise. Krijove parti, humbe zgjedhje, fitove zgjedhje, u b\u00ebre Kryeminist\u00ebr dhe m\u00eb 17 shkurt 2008 lexove n\u00eb Kuvend deklarat\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran.<\/p>\n<p>Hashim, miq\u00ebsia jon\u00eb nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie servilizmi. Kemi qen\u00eb shum\u00eb miq dhe kemi pasur shum\u00eb mospajtime. Shpesh kemi menduar nj\u00ebsoj p\u00ebr q\u00ebllimin dhe kemi pasur dallime p\u00ebr strategjin\u00eb, p\u00ebr njer\u00ebzit, p\u00ebr pushtetin dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si duhej mbrojtur Kosova politikisht. Kjo nuk e ka zvog\u00ebluar miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. E ka b\u00ebr\u00eb reale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb k\u00ebsaj miq\u00ebsie nuk ndodhi gjat\u00eb luft\u00ebs. Ndodhi shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes kur mora mbi vete nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb nuk doja ta kisha.<\/p>\n<p>Duhej t\u2019ju tregoja ty dhe Kadriut se aktakuza po vinte.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb prisja dhe mund t\u2019ia lija dikujt tjet\u00ebr. Nuk e b\u00ebra. Mendova se nj\u00eb lajm i till\u00eb duhej th\u00ebn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe se nj\u00eb mik kishte detyrimin ta shikonte mikun e vet n\u00eb sy kur ia thoshte.<\/p>\n<p>Shkova t\u00eb t\u00eb takoja dhe ta thash\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk doja t\u00eb ta thosha. Gjykata Speciale po afrohej te ti dhe aktakuza do t\u00eb ngrihej. Nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb Kosova e kishte krijuar dhe t\u00eb cilin ti e kishe mb\u00ebshtetur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb detyrimeve t\u00eb shtetit po vinte te nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb atij shteti.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet sa e v\u00ebshtir\u00eb ishte t\u00eb t\u00eb shikoja n\u00eb sy. Por m\u00eb shum\u00eb se v\u00ebshtir\u00ebsia ime m\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb m\u00ebnyra si e p\u00ebrjetove lajmin.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb p\u00ebrjetim i r\u00ebnd\u00eb dhe dinjitoz. Nuk kishte teat\u00ebr dhe nuk kishte p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mohuar realitetin. Kishte nj\u00eb qet\u00ebsi q\u00eb e b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Nuk t\u00eb pyeta \u00e7far\u00eb po mendoje n\u00eb ato minuta. Ndoshta sepse n\u00eb disa momente mes miqve nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr pyetje. Fytyr\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb atij m\u00ebngjesi nuk e kam harruar.<\/p>\n<p>Sot, kur t\u00eb pash\u00eb duke d\u00ebgjuar vendimin, m\u00eb erdhi n\u00eb mendje pik\u00ebrisht ajo fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb p\u00ebrpara atij m\u00ebngjesi kishte ndodhur di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga mendja. N\u00eb vitin 2017, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb nivelit shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe sot kam detyrimin t\u00eb ruaj konfidencialitetin e njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb besuan, ishte ngritur pyetja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse Presidenti i saj dhe nj\u00eb nga drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb institucioneve do t\u00eb akuzoheshin dhe do t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb burg.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb nuk kishte aktakuz\u00eb publike dhe nuk kishte arrestime. Nuk e mora at\u00eb pyetje si prov\u00eb se dikush e kishte vendosur paraprakisht verdiktin dhe as sot nuk e paraqes k\u00ebshtu. Nuk kam nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe nuk dua t\u2019i jap nj\u00eb bisede kuptim q\u00eb ajo nuk mund ta provoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por ajo pyetje m\u00eb tronditi, sepse m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoj se skenari i arrestimit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ndodheshin n\u00eb maj\u00ebn e shtetit po diskutohej seriozisht n\u00eb nivele ku publiku nuk kishte asnj\u00eb qasje.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb nuk e dija fundin. Por p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kuptova drejtimin.<\/p>\n<p>Prej atij momenti nuk e pash\u00eb m\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale vet\u00ebm si nj\u00eb institucion juridik q\u00eb ishte krijuar dhe q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb hetonte raste t\u00eb caktuara. E kuptova se ajo mund t\u00eb arrinte deri n\u00eb maj\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pastaj m\u00eb ra mua barra t\u00eb ta thosha.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej ironive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb jet\u00ebs sate politike.<\/p>\n<p>Gjykata ishte krijuar p\u00ebrmes amendamentit kushtetues dhe ligjit t\u00eb miratuar nga Kosova n\u00eb vitin 2015, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00ebn mb\u00ebshtetje dhe presion t\u00eb fort\u00eb nga aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. Institucionet amerikane e mb\u00ebshtet\u00ebn publikisht vazhdimin e mandatit t\u00eb saj kur n\u00eb vitin 2017 u tentua shfuqizimi.<\/p>\n<p>Ti ishe nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb e mb\u00ebshtete at\u00eb proces.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di bindjen q\u00eb kishe. P\u00ebr ty raporti me Shtetet e Bashkuara dhe Per\u00ebndimin ishte interes i Kosov\u00ebs dhe nuk duhej t\u00eb prishej edhe kur \u00e7mimi politik ishte i madh. Mund t\u00eb diskutohet n\u00ebse \u00e7do vendim i marr\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb bindje ka qen\u00eb i drejt\u00eb. Por nuk mund t\u00eb mohohet se kjo ka qen\u00eb nj\u00eb prej bindjeve q\u00eb ka drejtuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs sate politike.<\/p>\n<p>Dhe sot mekanizmi q\u00eb Kosova pranoi ta krijonte, dhe q\u00eb ti e mb\u00ebshtete si pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit, t\u00eb d\u00ebnoi me 25 vjet burgim.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paradoks q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr zbukurim.<\/p>\n<p>Ti u largove nga posti i Presidentit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 dhe shkove n\u00eb Hag\u00eb. Prej at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar pothuajse gjasht\u00eb vjet. Ke qen\u00eb larg Kosov\u00ebs, larg familjes dhe larg jet\u00ebs q\u00eb kishe nd\u00ebrtuar. Procesi ka p\u00ebrfshir\u00eb 134 d\u00ebshmitar\u00eb dhe vite t\u00eb t\u00ebra provash, mbrojtjeje dhe argumentesh.<\/p>\n<p>Sot erdhi vendimi.<\/p>\n<p>Nuk po e p\u00ebrdor miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se gjykata nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb njeri kur v\u00ebrteton p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale. Po aq nuk mund ta p\u00ebrdor vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb harruar tridhjet\u00eb vjet histori q\u00eb kan\u00eb ndodhur p\u00ebrpara tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aktgjykim mund t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Nuk mund ta fshij\u00eb Rambujen\u00eb. Nuk mund ta fshij\u00eb kthimin n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk mund ta fshij\u00eb transformimin e U\u00c7K. Nuk mund ta fshij\u00eb 17 shkurtin dhe nuk mund ta b\u00ebj\u00eb sikur nj\u00eb epok\u00eb e t\u00ebr\u00eb nuk ka ekzistuar.<\/p>\n<p>Gjykata ka mandatin e saj. Historia ka nj\u00eb mandat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu kam edhe nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb m\u00eb pak njer\u00ebz q\u00ebndronin publikisht pran\u00eb teje kur Gjykata Speciale po afrohej. Sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb mendim dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndiejn\u00eb dhimbje kur nj\u00eb ish President i vendit t\u00eb tyre merr nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Por un\u00eb kam kujtes\u00eb.<\/p>\n<p>Kam par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e k\u00ebrkuan Gjykat\u00ebn. Kam par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkuan largimin t\u00ebnd. Kam d\u00ebgjuar njer\u00ebz q\u00eb e trajtuan aktakuz\u00ebn si vendim p\u00ebrfundimtar shum\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb fliste gjykata. Kam par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb politikisht e kishin dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimin t\u00ebnd shum\u00eb p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Sot disa prej tyre flasin me dhimbje p\u00ebr historin\u00eb t\u00ebnde.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq kur e shoh k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Jo sepse nj\u00eb kund\u00ebrshtar nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb mendim. Ka t\u00eb drejt\u00eb. Jo sepse dikush q\u00eb e ka mb\u00ebshtetur Gjykat\u00ebn nuk mund t\u00eb tronditet nga gjuha e aktgjykimit. Mundet.<\/p>\n<p>Por ndryshimi i mendimit k\u00ebrkon edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj asaj q\u00eb ke th\u00ebn\u00eb dje.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkosh p\u00ebr vite q\u00eb Hashim Tha\u00e7i t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, ta p\u00ebrdor\u00ebsh politikisht shkuarjen e tij, ta shpall\u00ebsh moralisht t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrpara procesit dhe pastaj sot t\u00eb sillesh sikur kjo histori ka ardhur nga askund.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka shum\u00eb hipokrizi.<\/p>\n<p>Dhe kjo m\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn sesa p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri nuk b\u00ebhet m\u00eb e ndershme kur ndryshon kujtes\u00ebn sipas nevoj\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs. Njeriu mund t\u00eb thot\u00eb se at\u00ebher\u00eb ka besuar di\u00e7ka dhe se sot e sheh ndryshe. Kjo \u00ebsht\u00eb ndershm\u00ebri. Por t\u00eb harrosh q\u00eb dje e doje largimin e nj\u00eb njeriu dhe sot t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb radh\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb vajtuar historin\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ka pasur nj\u00eb koh\u00eb kur ishim shum\u00eb m\u00eb pak njer\u00ebz pran\u00eb teje.<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb pengon q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb doja q\u00eb Kosova ta kuptonte se mbrojtja e historis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs nuk k\u00ebrkon mohimin e asnj\u00eb viktime dhe as kund\u00ebrshtimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk dua q\u00eb kujtesa t\u00eb kthehet n\u00eb spektak\u00ebl.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam nevoj\u00eb ta ndryshoj biografin\u00eb time sot.<\/p>\n<p>Kemi qen\u00eb shum\u00eb miq. Kemi pasur pajtime dhe mospajtime t\u00eb forta. Kemi menduar nj\u00ebsoj p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra dhe ndryshe p\u00ebr strategjin\u00eb e tyre. Jemi afruar dhe jemi larguar. Kemi debatuar p\u00ebr njer\u00ebz, pushtet dhe vendime. Asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk e ka ndryshuar at\u00eb q\u00eb kemi kaluar bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb post q\u00eb ke marr\u00eb nuk t\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mikun tim.<\/p>\n<p>Prandaj as humbja e \u00e7do posti nuk mund ta heq\u00eb at\u00eb miq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kryeministria nuk e ka krijuar.<\/p>\n<p>Presidenca nuk e ka forcuar.<\/p>\n<p>Haga nuk mund ta shkat\u00ebrroj\u00eb.<\/p>\n<p>Sot nj\u00eb gjykat\u00eb dha verdiktin e saj p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde penale. Procesi do t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe historia do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithashtu.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk po jap nj\u00eb verdikt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Po them vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb di nga jeta ime.<\/p>\n<p>Ti mbetesh miku im.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb post q\u00eb ke pasur, asnj\u00eb post q\u00eb ke humbur, asnj\u00eb vendim dhe as historia vet\u00eb nuk mund ta ndryshojn\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi kaluar bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Batoni<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu\/ Hashim, N\u00eb vitin 1997 Serbia t\u00eb d\u00ebnoi me dhjet\u00eb vjet burgim n\u00eb munges\u00eb. Sot nj\u00eb gjykat\u00eb e krijuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rendit juridik t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb d\u00ebnoi me nj\u00ebzet e pes\u00eb. Midis k\u00ebtyre dy vendimeve ndodhet e gjith\u00eb historia e Kosov\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00ebnyra si u rr\u00ebfye sot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99847","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99847\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}