{"id":99787,"date":"2026-09-15T18:48:34","date_gmt":"2026-09-15T18:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/berishes-i-duket-shba-lavatrice-qe-flet-ne-emer-te-trump-pas-kthimit\/"},"modified":"2026-09-15T18:48:34","modified_gmt":"2026-09-15T18:48:34","slug":"berishes-i-duket-shba-lavatrice-qe-flet-ne-emer-te-trump-pas-kthimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/berishes-i-duket-shba-lavatrice-qe-flet-ne-emer-te-trump-pas-kthimit\/","title":{"rendered":"Berish\u00ebs i duket SHBA \u2018lavatri\u00e7e\u2019 q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Trump pas kthimit?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/<\/p>\n<p>Kreu i PD \u00ebsht\u00eb kthyer nga vizita \u2018inkonjito\u2019 n\u00eb SHBA shum\u00eb i ekzaltuar dhe shum\u00eb agresiv, p\u00ebrsa i p\u00ebrket q\u00ebndrimeve t\u00eb tij kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama, por dhe ndaj atyre t\u00eb cil\u00ebt sipas tij, i kishin b\u00ebr\u00eb keq, duke lobuar p\u00ebr t\u2019a shpallur \u2018non grata\u2019 n\u00eb Amerik\u00eb!<br \/>\nMe nj\u00eb fjalor ku dalloheshin me qart\u00eb dhe me \u2018sy t\u00eb lir\u00eb\u2019 tonet e larta hakmarr\u00ebse, ndjenj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka tentuar t\u2019ia transmetoj\u00eb ithtar\u00ebve t\u00eb tij por dhe publikut shqiptar, duke e paraqitur vizit\u00ebn e tij si \u2018maj\u00ebn e suksesit\u2019 por dhe duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb bindjen se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lobuar kund\u00ebr tij, duke e l\u00ebn\u00eb pa shkelur n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr 5  vite me radh\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht McGonigal, Yuri Kim e Anthoni Blinken aktualisht jan\u00eb shpallur t\u00eb pad\u00ebshiruar nga SHBA.<br \/>\nDuke q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb kontradiktor n\u00eb vet\u00ebveten me fjal\u00ebt q\u00eb thot\u00eb, kontradiktat e tij jan\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb kohor\u00eb madje dhe t\u00eb nj\u00eb ore, pasi  \u00e7far\u00eb thot\u00eb tani e mohon pak m\u00eb pas, Berisha deklaroi para publikut shqiptar se nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb \u2018non grata\u2019. Nj\u00ebher\u00ebsh n\u00ebnvizoi dy sekonda m\u00eb pas se persekutor\u00ebt e tij, ata q\u00eb sipas tij e kan\u00eb shpallur non grata, jan\u00eb sot t\u00eb pad\u00ebshiruar nga SHBA-t\u00eb.<br \/>\n\u201cMcGonigal mori vite burg, Yuri Kim \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb sh\u00ebrbimit diplomatik, Anthony Blinken \u00ebsht\u00eb i pad\u00ebshiruar n\u00eb vendin e tij. Edi Rama ndodhet n\u00eb rrotullisjen e tij t\u00eb madhe, Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb mbyllur me brava tani. Sali Berisha nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb non grata. Bazuar n\u00eb konvent\u00ebn e Vjen\u00ebs, disa shtete kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb disa politikan\u00eb mund t\u00eb shpallen t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm. Ndalimi i viz\u00ebs time nuk kishte asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. S\u2019kam qen\u00eb kurr\u00eb non grata. Sipas ligjit amerikan, un\u00eb jam thjesht nj\u00eb njeri me viz\u00eb t\u00eb ndaluar. Sekretari Rubio m\u00eb hoqi ndalimin e viz\u00ebs. Nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb non grata, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u201d, deklaroi disa her\u00eb Berisha para mediave!<br \/>\nN\u00ebse i referohemi deklaratave t\u00eb Berish\u00ebs, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb legjitime t\u00eb pyesim, at\u00ebher\u00eb pse ai e akuzon Ram\u00ebn dhe zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb, me n\u00eb krye ish sekretarin e DASH, Blinken, se i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebm\u00ebn p\u00ebr ta shpallur at\u00eb non grata! S\u2019paska q\u00ebn\u00eb non grata, thjesht\u00eb paska q\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndalim vize sipas tij, dhe, referuar akuzave t\u00eb Berish\u00ebs ndaj Ram\u00ebs, kryeministri shqiptar, paska paguar kot mij\u00ebra dollar\u00eb p\u00ebr \u2018ta sanksionuar deputetin Sali Berisha\u2019. Themi deputetin, sepse n\u00eb ato koh\u00eb kryetar i PD ishte Lulzim Basha, nd\u00ebrsa Berisha e rr\u00ebzoi dhe e d\u00ebboi nga partia Lulin e ngrat\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb vet\u00eb kryetar partie i persekutuar e p\u00ebr t\u2019u mbrojtur p\u00ebr shpalljen non grata, me mandatin e kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs! Bash\u00ebn e akuzoi tep\u00ebr r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vijim, e paska pasur kot!<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, pse Berisha pagoi mbi 10 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr non grat\u00ebn n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa kishte sipas tij, vet\u00ebm nj\u00eb ndalim vize?! A nuk po \u2018ratifikon\u2019 Berisha akuzat n\u00eb Shqip\u00ebri se ka paguar miliona dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar me \u2018bilet\u00ebn e florinjt\u00eb drejt SHBA?! Jan\u00eb shum\u00eb pagesat mbi 10 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb me q\u00ebndrim 7 ditor n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb takuar bashk\u00ebfshatar\u00ebt e vet nga Tropoja e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, n\u00ebp\u00ebr restorante e klube!!<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, Berisha flet p\u00ebr t\u00eb tijt\u00eb, pasi sanksionimi vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb \u2018solid dhe madh\u00ebshtor\u2019 n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit! Pasi viza ka q\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb e vet\u00ebm e kufizuar p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Berisha, nj\u00ebsoj sikurse e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb klauzol\u00eb dhe lideri i ndjer\u00eb i Kub\u00ebs, Fidel Kastro e t\u00eb sanksionuarit e tjer\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, nga qeveria amerikane!<br \/>\nPor nuk ndalet k\u00ebtu kreu i PD, i cili n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb bindur njer\u00ebzit q\u00eb i kan\u00eb mbetur n\u00eb mb\u00ebshtetje pas disa ndarjeve dhe rr\u00ebnimit t\u00eb partis\u00eb. Berisha po b\u00ebn sikur ngryset e gdhihet me presidentin Trump dhe sekretarin Rubio! Madje \u2018b\u00ebn\u2019 dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e tyre, n\u00eb lidhje me qasjen q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb SHBA, sipas tij, ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, a thua Berisha \u2018non grata\u2019 \u00ebsht\u00eb caktuar si pik\u00eb kontakti nga Uashingtoni jo vet\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00ebn por p\u00ebr t\u00eb rajonin! Si non grata funksional n\u00eb SHBA, themi!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb pasi, teksa kreu i PD e paralelizoi k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim me vizit\u00ebn e tij historike t\u00eb 35 viteve m\u00eb par\u00eb, duke theksuar se misioni i tij qendror mbetet p\u00ebrmbysja e regjimit autoritar q\u00eb ka kapur Shqip\u00ebrin\u00eb, ai tha se kishte marr\u00eb mb\u00ebshtje t\u00eb madhe n\u00eb SHBA p\u00ebr rr\u00ebzimin e Edi Ram\u00ebs.<br \/>\n\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme ky udh\u00ebtim sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb 35 vite larg, dhe po t\u00eb doni thoni vite drit\u00eb larg udh\u00ebtimit tim t\u00eb par\u00eb, i kishte tre ngjashm\u00ebri me t\u00eb. S\u00eb pari, n\u00eb udh\u00ebtimin tim t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, un\u00eb shkoja n\u00eb SHBA si kryetar i opozit\u00ebs apo partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb vend. S\u00eb dyti, n\u00eb at\u00eb udh\u00ebtim e n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim un\u00eb shkova me nj\u00eb q\u00ebllim kryesor, t\u00eb k\u00ebrkoj mb\u00ebshtetjen e administrat\u00ebs s\u00eb SHBA dhe t\u00eb diaspor\u00ebs son\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e diktatur\u00ebs totalitare komuniste, dhe k\u00ebsaj here t\u00eb diktatur\u00ebs autoritare t\u00eb bazuar n\u00eb drog\u00ebn, krimin dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Berisha para mediave! Sipas tij, Edi Rama u tmerrua nga kjo vizit\u00eb, ndaj i hodhi t\u00eb gjitha mediat kund\u00ebr tij!<br \/>\nE th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb, Berisha po sillet sikur n\u00eb SHBA ka marr\u00eb n\u00eb \u2018dor\u00eb\u2019 mandatin e qeverisjes s\u00eb vendit, anipse ishte n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb ku nuk takoi asnj\u00eb zyrtar amerikan, kongresmen apo senator, me t\u00eb cilin t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrruar ndonj\u00eb muhabet, por vet\u00ebm realizoi shtr\u00ebngime duarsh n\u00ebp\u00ebr koridore me ndihm\u00ebn e Mediut, pavar\u00ebsisht se ai q\u00eb kishte p\u00ebrball\u00eb, as q\u00eb e dinte se k\u00eb kishte takuar! Ndaj themi se nuk e dim\u00eb ku e mori k\u00ebt\u00eb garanci Berisha p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb SHBA p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb guximin q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e Trump dhe Rubios dhe t\u00eb sillet sikur \u00ebsht\u00eb \u2018paradhoma\u2019 e presidentit amerikan!<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb gjithkush guxon p\u00ebr gjith\u00e7ka, pasi s\u2019t\u00eb ka njeri n\u00eb referenc\u00eb, e nuk t\u00eb merr njeri seriozisht! Por q\u00eb t\u00eb paraqes\u00ebsh nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb personalizuar p\u00ebr s\u00ebmundje apo pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb aktivitet, t\u00eb bler\u00eb me miliona dollar\u00eb madje, pa mundur t\u00eb heq\u00eb non grat\u00ebn n\u00eb faqen e DASH, si nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundimisht i ka \u2018lar\u00eb\u2019 t\u00eb gjitha m\u00ebkatet, vet\u00ebm Berisha mund ta b\u00ebj\u00eb pa iu dridhur qerpiku! I duket SHBA nj\u00eb \u2018lavatri\u00e7e\u2019, ku mjafton q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtosh n\u00eb at\u00eb vend dhe t\u00eb pastrohen me themel m\u00ebkatet! Ai e paraqet situat\u00ebn sikur ka kaluar n\u00eb \u2018purgatorin\u2019 politik n\u00eb SHBA dhe ka dal\u00eb matan\u00eb me m\u00ebkate t\u00eb pastruara p\u00ebrfundimisht! E n\u00eb Purgator pastrohen m\u00ebkatet, pavar\u00ebsisht se pasi kalon purgatorin, nuk ka kthim prapa, por shkohet n\u00eb am\u00ebshim si i pastruar! N\u00eb rastin e Berish\u00ebs n\u00eb am\u00ebshimin politik, se at\u00eb biologjik larg qoft\u00eb! Nuk ia urojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb mos krijojm\u00eb keqkuptime p\u00ebr Purgatorin po e shpjegojm\u00eb sipas literatur\u00ebs! \u201cPurgatori (nga lat. Purgatorium-pastrim) sipas doktrin\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs katolike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e nevojshme por e dhimbshme e pastrimit n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb kalojn\u00eb ata shpirt\u00ebra t\u00eb njerzve t\u00eb vdekur (Berisha, i vdekur politikisht), q\u00eb megjith\u00ebse jan\u00eb n\u00eb \u201cHirin e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb \u00e7astin e vdekjes (politike n\u00eb rastin e Berish\u00ebs), nuk jan\u00eb t\u00eb past\u00ebr, por atyre u \u00ebsht\u00eb siguruar shp\u00ebtimi i amshuar dhe hyrja n\u00eb parajs\u00eb pas pastrimit. Ata duhet t\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer Drejt\u00ebsin\u00eb Hyjnore, q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb parajs\u00eb dhe t\u00eb shijojn\u00eb pranin\u00eb e fytyr\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Purgatori s\u2019\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebshkim hyjnor mizor: p\u00ebrkundrazi, ai \u00ebsht\u00eb frut i dashuris\u00eb s\u00eb pafundme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. N\u00eb purgator vuajtja q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb, q\u00eb i vdekuri (politik n\u00eb rastin e Berish\u00ebs) n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ndjen pranin\u00eb dhe dashurin\u00eb e p\u00ebrkryer t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkateve t\u00eb tij nuk ndihet i denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dashuri. Pik\u00ebrisht kjo shkakton dhimbjen e madhe \u2013 shpirti pastrohet nga faji i tij i fundit n\u00ebp\u00ebrmjet pendes\u00ebs s\u00eb tij\u201d.<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, Berisha me vizit\u00ebn n\u00eb SHBA, s\u2019ka arritur t\u00eb \u2018pastrohet\u2019 as n\u00eb \u201cPurgatorin\u201d politik, duke mbetur s\u00ebrish non grata funksional, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pa asnj\u00eb mund\u00ebsi politike dhe mb\u00ebshtetjeje nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb pushtet! E cila me sa duket, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb e pafajshme n\u00eb llojin e saj, me t\u00eb vetmin \u2018faj\u2019 q\u00eb ndjek nj\u00eb t\u00eb vdekur politikisht, po udh\u00ebton me shpejt\u00ebsi bashk\u00eb me Berish\u00ebn, drejt am\u00ebshimit politik! Esht\u00eb e pamundur q\u00eb me nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb paguar shtrenjt\u00eb me miliona dollar\u00eb, t\u00eb falen m\u00ebkatet e Berish\u00ebs! Jan\u00eb m\u00ebkate t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nga korrupsioni madhor, p\u00ebrfshir\u00eb dhe korrupsionin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm me 26 viktimat e \u201cG\u00ebrdecit\u2019 dhe 4 t\u00eb vrar\u00ebt e \u201821 janarit\u2019, me minim t\u00eb demokracis\u00eb dhe shantazhim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb q\u00eb i b\u00ebn derman Berish\u00ebs, t\u00eb kuptohemi! K\u00ebtu do t\u00eb jemi! Verifikimi do t\u00eb b\u00ebhet brenda pak muajsh, n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, kur opozita t\u00eb humbas\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor! Pra akoma m\u00eb keq p\u00ebrball\u00eb PS, t\u00eb drejtuar nga Rama. Nuk do t\u00eb presim shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb humbje t\u00eb opozit\u00ebs, parar\u00ebnd\u00ebse e humbjes n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2029, po p\u00ebrball\u00eb PS dhe Edi Ram\u00ebs!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/ Kreu i PD \u00ebsht\u00eb kthyer nga vizita \u2018inkonjito\u2019 n\u00eb SHBA shum\u00eb i ekzaltuar dhe shum\u00eb agresiv, p\u00ebrsa i p\u00ebrket q\u00ebndrimeve t\u00eb tij kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama, por dhe ndaj atyre t\u00eb cil\u00ebt sipas tij, i kishin b\u00ebr\u00eb keq, duke lobuar p\u00ebr t\u2019a shpallur \u2018non grata\u2019 n\u00eb Amerik\u00eb! Me nj\u00eb fjalor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99787","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99787","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99787"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99787\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99787"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99787"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99787"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}