{"id":99765,"date":"2026-09-15T12:49:11","date_gmt":"2026-09-15T12:49:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/fitorja-tronditese-e-afd-ne-gjermani-pse-elon-musk-eshte-entuziazmuar\/"},"modified":"2026-09-15T12:49:11","modified_gmt":"2026-09-15T12:49:11","slug":"fitorja-tronditese-e-afd-ne-gjermani-pse-elon-musk-eshte-entuziazmuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/fitorja-tronditese-e-afd-ne-gjermani-pse-elon-musk-eshte-entuziazmuar\/","title":{"rendered":"Fitorja trondit\u00ebse e AfD n\u00eb Gjermani, pse Elon Musk \u00ebsht\u00eb entuziazmuar"},"content":{"rendered":"<p>Partia Alternativa p\u00ebr Gjermanin\u00eb (AfD) tronditi politik\u00ebn evropiane k\u00ebt\u00eb jav\u00eb pas nj\u00eb fitoreje bind\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e nj\u00eb landi gjerman, duke u afruar vet\u00ebm disa vende nga formimi i qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb nivel shteti q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Elon Musk u shpreh i entuziazmuar.<\/p>\n<p>\u201cGut gemacht! (shum\u00eb mir\u00eb), shkroi Musk n\u00eb X nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke uruar kryetaren e AfD?s\u00eb, Alice Weidel. Ky ishte nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb duzin\u00eb postimesh q\u00eb CEO i Tesla dhe SpaceX b\u00ebri p\u00ebr AfD pas rezultatit.<\/p>\n<p>AfD ia ktheu vler\u00ebsimin, me liderin e Saksoni?Anhalt, Ulrich Siegmund, q\u00eb fal\u00ebnderoi Musk p\u00ebr mb\u00ebshtetjen. Siegmund, i cili k\u00ebrkon q\u00eb shkollat gjermane t\u00eb fokusohen m\u00eb pak tek p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe stafi i tij kryesor p\u00ebrfshin kat\u00ebr ish?an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi rinor neo?nazist t\u00eb ndaluar, e quajti Musk nj\u00eb \u201cvizionar\u201d.<\/p>\n<p>Musk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb qendrore e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb global vitet e fundit, duke p\u00ebrdorur ndikimin e tij p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aktivist\u00eb anti?emigrant\u00eb, lider\u00eb joliberal\u00eb dhe parti nacionaliste. Krahas obsesionit t\u00eb tij me \u00e7\u00ebshtjet racore n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e v\u00ebmendjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar tek AfD. Rezultatet e m\u00ebdha n\u00eb zgjedhjet e Saksoni?Anhalt dhe g\u00ebzimi i Musk p\u00ebr fitoren e tyre kan\u00eb ringjallur v\u00ebmendjen mbi lidhjet e tij me k\u00ebt\u00eb parti.<\/p>\n<p>Lidhjet e Musk me AfD dhe ekstremist\u00ebt e djatht\u00eb gjerman\u00eb paraprijn\u00eb votimin n\u00eb Saksoni?Anhalt dhe p\u00ebrkojn\u00eb me zhvendosjen e tij publike drejt s\u00eb djatht\u00ebs. Pik\u00ebpamjet e tij mbi emigracionin, politik\u00ebn dhe rac\u00ebn, t\u00eb shprehura pa nd\u00ebrprerje n\u00eb X, nd\u00ebr vite jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb padallueshme nga shum\u00eb politika t\u00eb AfD?s\u00eb. Duke e promovuar AfD?n\u00eb dhe duke marr\u00eb adhurimin e tyre n\u00eb k\u00ebmbim, Musk dhe partia kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie simbiotike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur idet\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb si n\u00eb Gjermani, ashtu edhe n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Forcimi i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Musk u p\u00ebrfshi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb politik\u00eb n\u00eb vitin 2024, duke mb\u00ebshtetur rizgjedhjen e Donald Trump me mbi 100 milion\u00eb dollar\u00eb nga pasuria e tij, ai krijoi aleanca me disa lider\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbajn\u00eb q\u00ebndrime anti?emigracion dhe kund\u00ebrshtim ndaj institucioneve demokratike.<\/p>\n<p>Musk u shfaq n\u00eb sken\u00eb me presidentin argjentinas Javier Milei, i njohur p\u00ebr p\u00ebrdorimin e sharr\u00ebs elektrike, i dor\u00ebzoi nj\u00eb \u00e7mim kryeministres ultrakonservatore t\u00eb Italis\u00eb, Giorgia Meloni, m\u00eb pas sulmoi gjyqtar\u00ebt italian\u00eb q\u00eb vendos\u00ebn mbi t\u00eb drejtat e emigrant\u00ebve dhe mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb transmetuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb aktivistit britanik anti?Islam, Tommy Robinson, ku Musk deklaroi se emigracioni po shkaktonte \u201cshkat\u00ebrrimin e Britanis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu u lidh me Naomi Seibt, nj\u00eb skeptike gjermane e kriz\u00ebs klimatike dhe aktiviste anti?emigracion, e cila shpesh postonte n\u00eb X dhe ishte 24 vje\u00e7 n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Musk filloi t\u2019i d\u00ebrgonte mesazhe personale pasi pa postimet e saj, tha Seibt p\u00ebr gazetarin Paul Ronzheimer t\u00eb rrjetit Global Reporters t\u00eb Axel Springer, dhe ajo i promovoi AfD?n\u00eb n\u00eb bisedat e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, Musk shkroi nj\u00eb artikull opinion p\u00ebr median gjermane Die Welt, ku shprehu mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr AfD. Ai argumentoi se Gjermania ishte n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb \u201ckolapsi ekonomik dhe kulturor\u201d q\u00eb mund t\u00eb zgjidhej vet\u00ebm nga AfD, t\u00eb cil\u00ebn e quajti \u201cshk\u00ebndija e fundit e shpres\u00ebs\u201d p\u00ebr vendin. Musk shtoi se partia nuk ishte ekstreme, duke dh\u00ebn\u00eb shembullin se liderja e saj, Weidel, ka nj\u00eb partnere t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini nga Sri Lanka.<\/p>\n<p>\u201cJu duket si Hitleri kjo?\u201d, shkroi Musk.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Musk mori nj\u00eb rol t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb administrat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Trump n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025, ai p\u00ebrdori platform\u00ebn dhe fuqin\u00eb e tij politike p\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00eb tej AfD?n\u00eb. N\u00eb janar t\u00eb atij viti, Musk organizoi nj\u00eb transmetim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr Weidel, q\u00eb sipas studiuesve i dha asaj nj\u00eb rritje t\u00eb madhe n\u00eb platform\u00eb dhe solli nj\u00eb shtim t\u00eb mbulimit n\u00eb mediat gjermane.<\/p>\n<p>\u201cMusk pati realisht nj\u00eb efekt n\u00eb vendosjen e agjend\u00ebs s\u00eb mediave tradicionale n\u00eb Gjermani\u201d, tha Jan Rau, studiues n\u00eb Institutin e K\u00ebrkimeve p\u00ebr Kohezion Social dhe Institutin Leibniz p\u00ebr K\u00ebrkime Mediatike. \u201cKjo u pa shum\u00eb qart\u00eb. Pati nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb v\u00ebmendjes nga mediat tradicionale p\u00ebr Weidel n\u00eb at\u00eb moment dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebsaj v\u00ebmendjeje lidhej drejtp\u00ebrdrejt me Musk.\u201d<\/p>\n<p>Jav\u00eb pas transmetimit me Weidel, Musk u shfaq s\u00ebrish p\u00ebrmes livestream n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb AfD?s\u00eb. Vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi shkaktoi polemika duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje n\u00eb stil fashist n\u00eb nj\u00eb tubim inaugurues t\u00eb Trump, Musk i tha turm\u00ebs s\u00eb AfD n\u00eb Gjermani se kishte \u201cshum\u00eb fokus tek faji i s\u00eb kaluar\u00ebs dhe duhet t\u00eb ecim p\u00ebrtej saj\u201d. Komentet e tij soll\u00ebn d\u00ebnime nga lider\u00ebt hebrenj dhe akuza se po p\u00ebrpiqej t\u00eb normalizonte ekstremizmin e djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Kufijt\u00eb e ndikimit t\u00eb Musk<\/p>\n<p>Af\u00ebrsia e tij me Trump dhe roli i duksh\u00ebm n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2024 e shtuan fuqin\u00eb politike t\u00eb Musk, si dhe frik\u00ebn e qeverive t\u00eb huaja se ai po nd\u00ebrhynte n\u00eb pun\u00ebt e tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pas blerjes s\u00eb Twitter n\u00eb vitin 2022, Musk b\u00ebri disa ndryshime q\u00eb ndihmuan n\u00eb p\u00ebrforcimin e politikave p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, si ato t\u00eb AfD?s\u00eb. Ai riktheu llogari t\u00eb ndaluara m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb aktivistin austriak pro?AfD dhe anti?emigracion Martin Sellner, i cili ka marr\u00eb merit\u00ebn p\u00ebr futjen e politikave nacionaliste t\u00eb \u201crimigrimit\u201d dhe shpesh promovoi llogari nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb djathta p\u00ebrmes ripostimeve.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimet q\u00eb b\u00ebri Musk n\u00eb platform\u00eb e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb komunikimin e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb\u201d, tha Rau. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr AfD n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra\u201d.<\/p>\n<p>Por studiuesit, p\u00ebrfshir\u00eb Rau, argumentojn\u00eb se flluska e djatht\u00eb q\u00eb Musk ka krijuar n\u00eb X ka kufijt\u00eb e saj. Vet\u00ebm rreth 5% e gjerman\u00ebve p\u00ebrdorin X p\u00ebr t\u00eb gjetur lajme, sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb Institutit Reuters n\u00eb vitin 2026 dhe shum\u00eb figura kryesore n\u00eb vend e kan\u00eb braktisur publikisht platform\u00ebn. Nd\u00ebrsa disa nga mb\u00ebshtetjet e Musk p\u00ebr AfD kaluan n\u00eb v\u00ebmendjen e mediave kryesore, pjesa m\u00eb e madhe e tyre muajt e fundit ka mbetur e kufizuar tek audienca e tij e kapur n\u00eb X.<\/p>\n<p>Sot, Musk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pap\u00eblqyer n\u00eb Gjermani. Nj\u00eb sondazh i YouGov vitin e kaluar tregoi se vet\u00ebm 19% e vendit kishte nj\u00eb mendim pozitiv p\u00ebr miliarderin, nd\u00ebrsa edhe m\u00eb pak, vet\u00ebm 13%, e shihnin t\u00eb pranueshme p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb politik\u00ebn gjermane. Madje edhe brenda AfD?s\u00eb, Musk nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prani e mir\u00ebpritur plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cMusk nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb ndihmues\u201d, tha Oliver Marsh, studiues i pavarur dhe ish?an\u00ebtar i organizat\u00ebs jofitimprur\u00ebse Algorithm Watch. \u201cShum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb jan\u00eb nacionalist\u00eb tradicional\u00eb gjerman\u00eb dhe nuk e miratojn\u00eb nj\u00eb miliarder amerikan q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb politik\u00ebn gjermane\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ngritja e AfD lidhet m\u00eb shum\u00eb me politik\u00ebn e brendshme dhe dinamikat sociale t\u00eb Gjermanis\u00eb sesa me Musk, kjo nuk e ndaloi at\u00eb t\u00eb merrte pak merit\u00eb p\u00ebr suksesin e tyre. Musk ripostoi nj\u00eb koment nga nj\u00eb analist mediatik i djatht\u00eb gjerman, i cili pretendonte se pron\u00ebsia e tij mbi X kishte shkaktuar nj\u00eb \u201cndryshim atmosfere\u201d q\u00eb \u00e7oi n\u00eb fitoren e AfD?s\u00eb.<\/p>\n<p>Musk mbron AfD si \u2018qend\u00ebr ekstreme\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt pas fitores s\u00eb AfD n\u00eb zgjedhjet e landit Saksoni?Anhalt, Musk jo vet\u00ebm q\u00eb festoi rezultatin, por edhe u p\u00ebrpoq t\u00eb pohonte se partia nuk ishte aspak ekstremiste e djatht\u00eb, por ideologjikisht e moderuar. Ai postoi se partia, t\u00eb cil\u00ebn agjencia e inteligjenc\u00ebs s\u00eb brendshme gjermane e kishte cil\u00ebsuar vitin e kaluar si grup ekstremist t\u00eb djatht\u00eb, duhej konsideruar si \u201cqend\u00ebr ekstreme\u201d.<\/p>\n<p>Musk gjithashtu kund\u00ebrshtoi p\u00ebrshkrimet e mediave amerikane q\u00eb e etiketuan AfD si ekstremiste t\u00eb djatht\u00eb, pavar\u00ebsisht pik\u00ebpamjeve t\u00eb dokumentuara t\u00eb partis\u00eb mbi emigracionin, Islamin dhe t\u00eb drejtat LGBTQ+. Ai postoi disa p\u00ebrgjigje ndaj Wall Street Journal dhe CBS News pas zgjedhjeve, duke i akuzuar p\u00ebr p\u00ebrdorimin e termit \u201cfar right\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJu po g\u00ebnjeni duke e quajtur AfD \u2018ekstremiste t\u00eb djatht\u00eb\u2019,\u201d iu p\u00ebrgjigj Musk nj\u00eb postimi t\u00eb CBS News n\u00eb X, duke shtuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr postim se \u201c\u2018far right\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term propagandistik\u201d.<\/p>\n<p>Platforma e AfD p\u00ebrfshin ndalimin e shfaqjeve publike t\u00eb besimeve islame; kund\u00ebrshton martesat dhe bir\u00ebsimet e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini, pavar\u00ebsisht se Weidel ka nj\u00eb partnere fem\u00ebr nga Sri Lanka me t\u00eb cil\u00ebn rrit f\u00ebmij\u00eb; thekson identitetin etnik gjerman dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr deportime masive. Lider\u00ebt e AfD kan\u00eb marr\u00eb kritika nd\u00ebr vite p\u00ebr minimizimin e Holokaustit dhe referenca provokuese ndaj nazizmit, me nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb partis\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2024 p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb slogani t\u00eb krahut paramilitar nazist gjat\u00eb nj\u00eb tubimi.<\/p>\n<p>Weidel nd\u00ebrkoh\u00eb ka pohuar se ekziston \u201cnj\u00eb luft\u00eb e shenjt\u00eb kund\u00ebr popullsis\u00eb gjermane\u201d duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr \u201crimigrim\u201d, nj\u00eb term p\u00ebr d\u00ebbime masive, dikur i p\u00ebrdorur nga ekstremist\u00ebt e djatht\u00eb dhe nacionalist\u00ebt e bardh\u00eb, q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqafuar nga partit\u00eb nativiste si dhe nga Musk e Donald Trump.<\/p>\n<p>Kancelari gjerman Friedrich Merz reagoi ndaj fitores s\u00eb AfD k\u00ebt\u00eb jav\u00eb duke paralajm\u00ebruar se synimet e v\u00ebrteta t\u00eb partis\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin pastrim etnik, nj\u00eb karakterizim q\u00eb partia e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb e mohoi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ajo q\u00eb po avokohet k\u00ebtu, pra \u2018rimigrimi\u2019, do t\u00eb b\u00ebhej realitet, nuk do t\u00eb ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb sinonim p\u00ebr pastrim etnik bazuar n\u00eb origjin\u00eb dhe ngjyr\u00eb l\u00ebkure\u201d, tha Merz.<\/p>\n<p>Musk s\u00ebrish mbrojti AfD?n\u00eb, duke ripostuar nj\u00eb p\u00ebrdorues q\u00eb kritikonte akuz\u00ebn e Merz p\u00ebrpara mbi 241 milion\u00eb ndjek\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet e Musk, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb fiksim mbi rac\u00ebn dhe kund\u00ebrshtim t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm ndaj emigracionit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Weidel dhe AfD.<\/p>\n<p>\u201cKushdo q\u00eb kund\u00ebrshton rimigrimin \u00ebsht\u00eb tradhtar\u201d, postoi ai n\u00eb korrik.\/ Nick Robins-Early \u2013 The Guardian<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Alternativa p\u00ebr Gjermanin\u00eb (AfD) tronditi politik\u00ebn evropiane k\u00ebt\u00eb jav\u00eb pas nj\u00eb fitoreje bind\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e nj\u00eb landi gjerman, duke u afruar vet\u00ebm disa vende nga formimi i qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb nivel shteti q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Elon Musk u shpreh i entuziazmuar. \u201cGut gemacht! (shum\u00eb mir\u00eb), [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99765","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99765"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99765\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}